• |
ide | kryesore

Greqia shtyn afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës

-Instant, Lajme, Të fundit



Në kuadër të frenimit të pandemisë COVID-19, autoritetet greke kanë shtyrë edhe njëherë afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Shtyrja e afatit do të jetë deri më datë 22 mars të këtij viti, bëjnë të ditur burime jozyrtare.

Deri atëherë, kalimi nga Shqipëria në Greqi e anasjelltas nuk do të jetë i lejuar.

Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash). Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Në orët në vijim pritet edhe një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *