• |
ide | kryesore

Greqia zgjat përsëri afatin e bllokimit të Kapshticës

Arkiva



Në vijim të masave antiCovid, autoriteti doganor i Kapshticës njofton se kalimi drejt Greqisë do të jetë i bllokuar deri në 22 mars. Kjo është e disata herë që vendimi për kalimin e qytetarëve shqiptarë drejt shtetit fqinj shtyhet. Në njoftim thuhet se nuk do të lejohet kalimi nga Shqipëria drejt Greqisë ndërsa nga Greqia drejt vendit tonë do të lejohet kalimi vetëm i këmbësorëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Për sa i takon mjeteve të tjera të transportit si taksi apo autobuzë apo edhe mjete personale, sqarohet se kalimi i tyre nuk do të lejohet fare përmes kësaj pike kufitare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *