• |
ide | kryesore

Grida Duma viziton familjen e dëmtuar prej tërmetit: Mos firmosni asgjë, shtëpinë do e ndërtojmë për 1 muaj

-Instant, Lajme, Të fundit

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma, takoi sot një familje që jeton prej një viti e gjysmë në një shtëpi të vjetër, të dëmtuar rëndë prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.


Kryefamiljari deklaroi se janë lënë në harresë dhe nuk kanë marrë asnjë mbështetjeje, duke theksuar se janë urdhëruar që mos të bëjnë asnjë ndërhyrje.


Duke parë gjendjen e vështirë, Duma u premtoi se shtëpia e tyre do të ndërtohet nga e para për një muaj.

“Ti ke një pronë shumë të bukur. Por, në shtet nuk ka vetëm njerëz normalë, ka edhe kriminelë. Është fati që ne po vijmë këtu, ta themi pa asnjë lloj problemi që do të mbrojmë pronën ty, sepse vetëm në Tiranë i shpërngulin dhe i çojnë andej-këtej. Juridikisht ne do ta shohim se ku ka ngecur të paktën nga ana procedurale. E dyta, ti nuk do e lëshosh shtëpinë. Nëse për një muaj ti do të rezistosh dhe ne do të gjejmë një mënyrë tjetër të të ndihmojmë. Për një muaj ne do të bëjmë shtëpinë tënde. Mos firmos gjëra, me të cilat mund të të merret prona. Ti ke një shtëpi atje, e cila vetëm për turizëm sa vlen”- u shpreh zonja Duma.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu