• |
ide | kryesore

Historia përsëritet/ Megan si Diana: Doja të vrisja veten për të shpëtuar!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në fillim të intervistës, që u paralajmërua me bujë në të gjitha mediat perëndimore, Megan dhe Herri pranojë para Oprah Uinfrit se nuk janë paguar për të folur me të dhe filmimet e intervistës janë bërë në shtëpinë e një prej miqve të tyre.

Oprah nis të flasë që në fillim “Para se të fillojmë, dua ta bëj të qartë se megjithëse jemi fqinjë, unë jam në pjesën poshtë rrugës, ju jeni në zonën lart rrugës… Po përdorim këtë shtëpinë e një mikut tonë që ka një vilë shumë të bukur… dhe nuk ka një marrëveshje. Ju nuk e dini çfarë do t’ju pyes. Nuk ka asnjë temë që shkon përtej kufijve. Dhe ju nuk po merrni para për këtë intervistë. Të gjitha të vërteta këto?

Megan përgjigjet: Të gjitha të vërteta”

Rrëfimi i çifti ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në SHBA dhe në Britaninë e Madhe, kryesisht për disa momente që të lenë shijen e hidhur të racizmit brenda mureve të Buckingham Palace. Një tjetër imazh që të shoqëron përgjatë intervistës është ai i Princeshës Diana. Situatat e vështira që kalon Megan, janë një paralelizëm i pashmangshëm për historinë e Lady D.

Rrëfimi është konsideruar një goditje “shkatërruese” për imazhin e familjes mbretërore në Britaninë e Madhe. Intervista është pasuar nga reagime të forta, që kanë ngjallur polemika në Bitaninë e Madhe, që nga mohimi i qëndrimeve raciste nga familja mbretërore e deri tek ironia e gazetarit britanik Pirs Morgan, se Megan meriton një Oscar për rrëfimin e saj.
Përgjatë një ore bisedë me Oprah Uinfrej, çifti foli për marrëdhënien e ftohtë me familjen mbretërore, rregullat e forta, diskutimet për lëkurën e zezë të djalit të tyre të vogël dhe se si e kanë vuajtur psikologjikisht jetën brenda mureve mbretërorë. Megan foli më shumë gjatë intervistës, para se Herri të bëhej pjesë e saj.

1) Disktuimet se sa i zi mund të jetë fëmija i Megan

Një nga akuzat më të forta ndaj anëtarëve të familjes mbretërire gjatë intervistës ishin disa biseda brenda familjes mbretërore se sa “e errët” do të jetë ngjyra e foshnjës së Megan dhe Herri.

“Në muajt kur isha shtatzënë (kishte) shqetësim dhe diskutime se sa e zezë mund të ishte lëkura e tij kur ai të lindte” tha Megan. Bisedat, tha ajo, ishin bërë me Herri, i cili ia kishte përcjellë asaj. Njësoj si ajo, edhe Herri refuzuan të tregojnë se cili nga personazhet e familjes mbretërore i kishte bërë këto komente.

“Atë bisedë, nuk do ta tregoj kurrë”, tha Herri, “Në atë kohë ishte pak e çuditshme, u ndjeva disi i shokuar”.

2. Kejt e bëri Megan për të qarë

Një histori që ka qarkulluar në gazeta disa vite më parë, ishte se Dukesha e Kembrixhit ishte lënë në lot nga Megan gjata përgatitjeve për dasmën për shkak të një grindjeje për lulet e fustaneve.
Por Megan tha se e kundërta ishte e vërtetë.

“Pak ditë para dasmës (Kejt) ishte e mërzitur për lulet e fustaneve të nuseve dhe për këtë më bëri të qaj” tregoi Megan. Ajo tregoi se më vonë, Kejt kërkoi ndjesë, dërgoi lule dhe një shënim për të bërë paqe bashkë.

“Nuk po e tregoj këtë ndodhi për Kejt që tregoj përçmim” tha Megan, duke e përshkruar Kejt si një njeri të mirë dhe duke thënse ajo do të kishte dashur që historitë false të ishin korrigjuar. “Media dukej sikur kërkonte një histori ku të kishte një personazh të mirë dhe një të keq” tha Megan.

3. Megan rrëfeu se ishte në prag të vetëvrasjes por kërkesa e saj për ndihmë u refuzua.

Ajo tregoi se sa e vetmuar është ndjerë pasi u bë pjesë e familjes mbretërore dhe për humbjen e lirisë së saj. “Kur u bëra pjesë e asaj familjeje, ishte hera e fundit para se të vija këtu, që unë pashë pasaportën time, patentën time apo çelsat e mi. Të gjitha këto t’i marrin”, tha ajo.

Përgjatë intervistës ajo tha se u bë aq keq nga shëndeti mendor, saqë “nuk donte më të ishte gjallë”
“U thashë se duhej të shkoja diku të merrja ndihmë, u thashë që nuk isha ndjerë kurrë në atë mënyrë dhe se duhej të shkoja diku, dhe më thanë se nuk mundesha, që nuk do të ishte mirë për institucionin”.

Ajo tha se i ishte drejtuar një prej njerëzve me më autoritet në institucion dhe më pas edhe tek departamenti i burimeve njerëzore, por “kurrë nuk u bë asgjë”.

4. Megan foli me një nga miqtë e Dianës

Emri i princeshës Diana doli disa herë përgjatë intervistës, me ngjahsmërinë e eksperiencave të të qënit pjesë e familjes mbretërore.

“Nuk dija kujt t’i drejtohesha” tha Megan, përgjatë kohës që ishte e shqetësuar. “Një nga njerëzit që kërkova ndihmë dhe që vazhdon të jetë një mik i ngushtë, ishte një nga miqtë e afërt të nënës së bashkëshortit tim. Sepse në fund të fundit, kush tjetër do të më kuptonte se si është të jesh aty brenda”.

5. Herri ndjehet i braktisur nga Çarls

Oprah ka pyetur Herrin për marrëdhënien e tij me familjen mbretërore dhe në veçanti me babain e tij, Princin e Uellsit dhe me të vëllain, Dukën e Kembrixhit. Në një moment, pasi u tërhoqën nga familja mbretërore, Herri tha se Çarls, “nuk m’u përgjigj më në telefon”.

“Ndjehem vërtet i braktisur, sepse ai ka kaluar në diçka të ngjashme, ai e njeh këtë dhimbje dhe ai është gjyshi i Arçit”.

“Por në të njëjtën kohë, sigurisht, unë do ta dua gjithmonë, por ka shumë dhimbje dhe unë do të përpqiem gjithnjë ta shëroj atë marrëdhënie”.

Për Uilliamin, Herri tha se e donte shumë dhe se bashkë kanë kaluar një ferr të vërtetë. “Por tanimë rrugët tona janë ndarë”.

6. Por marrëdhënia me mbretëreshën mbetet e mirë

Herri tha se ai ka një marrëdhënie vërtet të mirë me gjyshen e tij dhe se me të ka folur më shumë se një herë vitin e kaluar, përfshirë këtu edhe telefonata-video me të voglin Arçi.

“Ajo është komandatja ime, apo jo? E tillë do të jetë gjithmonë”. Meghan gjithashtu ka thënë fjalë të mira për mbretëreshën, duke kujtuar se ajo i dhuroi disa bizhuteri të bukura për fejesën e saj dhe se gjithashtu kishte preferuar të ndante me Meghan batanijen për t’u ngrohur gjatë udhëtimeve të përbashkëta.

7. Paratë u ndërprenë menjëherë

Në fillim të vitit 2020, Herri tregoi se familja e tij ndërpreu çdo marrëdhënie financiare me të. Marrëveshjet për shfaqjet në Netflix dhe Spotify nuk kishin qenë pjesë e planit fillimisht, por duheshin paratë.

“Kam pasur edhe paratë që më la nëna dhe pa ato, nuk do të ishim në gjendje” tha Harri. Çifti tregoi se ishin ndihmuar nga bilioneri amerikan Tajler Peri që u siguroi një shtëpi dhe sigurinë e nevojshme kur ata lëvizën nga Kanadaja në Kaliforninë e Jugut.

8. E vërteta pas një fotografie

Meghan tregoi se mbremjen kur ajo tregoi Herrit se ndihej suicidal atyre u duhej të ishin pjesë e një eventi zyrtar. Meghan tregoi një foto që i kishte mbetur në mendje për shkak të kujtimeve që i sillte në mendje.

Një prej miqve të tyre i kishte thënë sa bukur dukej çifti, por ajo shtoi “Ajo foto, nëse e zmadhon dhe e sheh me detaje, ajo që shoh unë është sa fort janë shtrënguar gishtat e tij përreth dorës time” i tha ajo Oprahs, ndërsa vetë nisi të emocionohej.

“Ne jemi të qeshur, sepse jemi duke bërë punën tonë, por në realitet, ne të dy thjesht po përpiqemi të mbahemi fort” “Sa herë dritat fikeshin në atë kuti mbretërore, unë vetëm lotoja. Ti nuk e ke idenë çfarë ndodh pasi mbyllen dyert” tha dukesha.

9. Meghan thotë se nuk ishte informuar mbi familjen mbretërore.

Duke folur për herën e parë që takoi Mbretëreshën, Meghan tha se ishte e surprizuar kur mësoi se duhej të përkulej. Ajo tha se këto ishin thjesht “pjesë e ceremonive” dhe se nuk ndodhnin brenda familjes.

Ajo përshkroi se si iu desh të praktikohej për t’u përkulur përpara se të uleshin për një drekë me mbretëreshën. “Unë i thashë: është gjyshja jote”, tregoi Meghan. “Ai më tha: është mbretëresha.”
Meghan shtoi se nuk ishte informuar më parë për familjen ku do të bëhej pjesë- dhe këmbënguli se as për bashkëshortin e saj nuk kishte kërkuan në internet gjatë kohës që dilnin bashkë.

10. Ata në të vërtetë u martuan 3 ditë para dasmës

Miliona njerëz panë Herrin dhe Megan të lidhen bashkë në martesë në Kështjellën ëindsor në vitin 2018. Por çifti zbuloi se ishin martuar më parë nga Arqipeshkvi i Kanterbëri në një ceremoni të thjeshtë, tre ditë më parë.

“E thirrëm arqipeshkvin dhe i thamë “Shiko, kjo gjëja, ky spektakël është për botën, por ne duam gjënë tonë, bashkimin tonë, vetëm ne të dy në oborr”.

11. Dhe… është një vajzë

Çifti konfirmoi se janë në pritje të një vajze këtë verë. Herri tha se kjo ishte “fantastike”, ndërsa shtoi “Çfarë mund të kërkosh më shumë?”, por tha se me mbërritjen e bebes nr.2 nuk do të kishte më të tjera.

Nga fundi i intervistës, Oprah e pyet Meganin, nëse pas gjithë këtyre që kishin kaluar, a e kishte gjetur ajo atë fundin e lumtur me Princin Herri?

“Është më i bukuri nga çdo përrallë që ke lexuar ndonjëherë” u përgjigj Megan./Përgatiti Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *