• |
ide | kryesore

Indeksi i barazisë gjinore: Femrat shqiptare të “diskriminuara” për paratë dhe kohën, në raport me BE-në

-Instant, Lajme, Të fundit

Sot është 8 Marsi, që njihet ndërkombëtarisht si Dita e Gruas. Në Shqipëri, ndonëse janë bërë përparime në barazinë gjinore, sërish ka diferenca të mëdha, teksa meshkujt paguhen më shumë sesa femrat dhe dominojnë në pozicionet drejtuese, si në biznes, ashtu dhe në politikë.


Femrat ua kalojnë meshkujve vetëm për pagat në pozicione drejtuese


Mesatarisht gratë paguhen 10% më pak sesa burrat, sipas INSTAT, diferencë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej rreth 15%, sipas Eurostat.

Paga mesatare e femrave në vend ishte 49.4 mijë në fund të vitit 2019, përkundrejt rreth 55 mijë lekë/muaj të meshkujve. Nga 36 grup profesione që raporton INSTAT, vetëm në 4 prej tyre gratë paguhen më shumë, ose njëlloj në raport me burrat (Drejtues administrativë dhe komercialë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes; Punëtorë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit).

Diferenca më e madhe në paga është për profesionin e “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, ku gratë paguhen rreth 33% më pak.

Por, femrat duket se janë drejtuese më të mira sesa meshkujt. Në profesionin e “Drejtues administrativë dhe komercialë”, ato paguhen gati 19% më shumë sesa burrat. Ky është dhe profesioni, ku gratë paguhen më shumë, mesatarisht me 170 mijë lekë në muaj, duke shënuar dhe rekordin si për grupprofesionet ashtu dhe për gjinitë (për meshkujt paga është rreth 150 mijë lekë në muaj)./Monitor

4 Comments

  1. Keto janë propganda feministe. Thjesht grumbullojnë të gjithë paratë e fituara nga femrat dhe meshkujt dhe i pjestojnë, pa marrë parasysh orët e punuara, profesionin, përgatitjen etj.

    Nuk ka aspak sens që një biznesmen të paguaje më shumë një burrë kur mund të punësoje një femër dhe të paguaje më pak.

    A mund të më thoni një kompani ku meshkujt dhe femrat me të njëjtin pozicion pune e me të njëtat orare paguhen ndryshe???

    Thjesht propagandë e pështirë feministe!!

  2. Po ermonela fela, kumbarja, vasilicka picka, zhosi, leshi i pidhit, buzet e fryra, cicat e enjtura nuk kane punuar per te drejtat e pickave?

  3. E Ç’fare shkon mire ne kete shoqeri qe hajdutet e tadhetaret e shkaterruan me themel? Ajo qe habit eshte kinse mosdija e leshgazetareve qe bejne naivin, idiotesisht sikur njerezit nuk e kuptojne. Edhe kjo eshte nje menyre per ta fundosur me thelle thiken ne çoroditjen e shqiptareve. Pak faqe e sinqerte ju ben me njerez, o makina te gazetarise vdekur! (Ps: flas per ate gaeztari qe sheh ne vetevete patriotizmin dhe shqetsimin qe ajo ndjen kur gjerat shkojne keq e me vend in tone)

  4. Me ne fund doli i provuar dyshimi im qe grate ketu jane me te miretrajtuara ne pozicionet e punes se ne perendim. Grate ne Shqiperi kane perfaqesim te papare ne akademi, gjyqesor, shendetesi, ekzekutiv etj. Sa i perket atij profesionit specialist fizike…. duhet te kemi parasysh qe ne perendim grate ne ate lloj profesioni pothuajse nuk ekzistojne.
    Nuk po them qe jemi me te emancipuar por mund te kete nje shpjegim me te thjeshte. P.sh., pozicionet akademike ne perendim jane te lidhura ngushte me kerkimin shkencore qe eshte domen burrash. Ne anen tjeter ne Shqiperi mesimedhenia ne universitete shqiptare ka pak ose aspak ndryshim me ate qe ndodh ne gjimnaze ku natyrshem dominojne grate. Nje shpjegim i ngjashem qe lidhet me standartet shume me te larta mund te jepet per shume sektore. Arsyeja se pse burrat jane me efikase ne procese me standarte te larta cilesie eshte diskutim tjeter por mjafton te themi qe nuk ka lidhje me diskriminimin.
    Nga ana tjeter, ndryshim i madh eshte politika. Grate jane te shume-perfaqesuara per shkak te kuotave dhe perversitetit te Edi Rames po nuk duken asgjekundi ne gara pak me reale politike si ato per bashkite. Kjo duhet ndryshuar.
    Gjithashtu,nje gje qe i afrohet diskriminimin eshte punesimi i grave ne pozicione te mire-paguara vetem prej pamjes.
    P.s. E vetmja keqardhje eshte qe humbi shansin e madh qe Shullazi te na zgjidhte ndoshta rektoren e pare femer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu