• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Pse u përfshinë këshilltarët e Metës në listat e LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sqaruar në një intervistë për RTV Ora se pse ka zgjedhur të kandidojë në 3 zona zgjedhore Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Sipas Kryemadhit, Elbasanin e ndjen si detyrim moral për shkak të besimit të marrë në 2017, Fierin si qarku që nuk e ka braktisur kurrë LSI-në dhe Tiranën si dashuri e vjetër.

“Në fakt, do ta analizoja në 2 drejtime. Do ta analizoja në drejtimin njerëzor, pra si një grua që në 2017 në një kohë shumë të shkurtër, qarku i Elbasanit më dha mundësinë për të pasur një rezultat më të mirë se 2013 dhe 2015.

Ndjej një emocion dhe një detyrim moral dhe politik ndaj të gjithë atyre votuesve të 2017. Qarkun e Fieri nga ana tjetër asnjëherë nuk e ka lënë LSI-në vetëm, i ka dhënë një deputet, qofshin këto edhe në momentet më të vështira. E sigurisht dashuria e vjetër e Monikës për Tiranë, ku deputete për herë të parë krijon një lloj emocioni” – tha Kryemadhi.

Ajo u pyet se pse në listat e LSI u përfshinë edhe ish-këshilltarët e Presidentit Meta, Bahri Shqqiri dhe Semsi Prençi në Durrës. Kryemadhi tha se Shaqiri ka kohë që ka dhënë dorëheqjen nga presidenca ndërsa Prençin e njeh që përpara Metës për shkak të origjinës nga Dibra. ©LAPSI.al

Dorëhiqet këshilltari i Metës për Çështjet e Emergjencave Civile, Meta: Ka  angazhime të reja për të

Shkëmbime Presidencë-LSI/ Bahri Shaqiri, nga këshilltar i Metës në kandidat  i Kryemadhit - Shqiptarja.com



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *