• |
ide | kryesore

Kulisat/ Brisi e tatimeve shpjegon pse përfundoi e fundit në listën e LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, ka zbuluar të gjitha arsyet se pse ka vendosur që të jetë e 36, pra e fundit në listën e kandidatëve për deputetë në kryeqytet.

Shehaj tha se ajo kërkonte që të provonte forcat, dhe nuk do një mandat për hatër, që të jetë pjesë e Kuvendit. Duke qenë se listat janë gjysmë të hapura, qytetarët kanë mundësi që të votojnë për emrin e kandidatit që është në listë, dhe në këtë mënyrë tha Shehaj, ajo vetë do të testohet nëse socialistët e duan apo jo që të jetë pjesë e Kuvendit.

“Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që pëlqeja komoditetin, do të ishte e pandershme nga ana ime që të kisha emrin në një vend të sigurt në listë. Ne morëm lista të hapura, dhe shqiptarët kanë mundësinë sot që të vendosin për emrin e deputetit, kjo është një provë personale për mua, nuk mund të kisha unë një vend të sigurt, pa u provuar nëse njerëzit më mbështesnin” ka shpjeguar ajo për Fax Nevs. Por në fakt kjo është vetëm një pjesë e vërtetës. Për zgjedhjen e numrit 36 ka pasur një garë të madhe në LSI sepse nga kandidatënt ai konsiderohet si një numër i privilegjuar sepse mbahet mend më lehtë nga zgjedhësit. Prandaj për kalimin nga PS në LSI Brisi mund të quhet se është shpërblyer sadopak.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. lista te hapura thote
    hahahahaaaaaaaaaaa………….
    thuaj se ke marre premtimin per ndonje drejtori se po qe per listat jo ti por gje e gjalle nuk ka mundesi ti ndryshoje lideret e partive kurva

  2. Hahahha desha vete 36 thote hahahha edhe lapsi qe justikon mutin me shurre qe 36 mbahet mend nga votuesit hahaha

  3. Ore portal, po ku eshte lajmi ketu?
    Cfare perfaqeson kjo vajza? Perse mbahet mend? Ne ate kohe ishte e forte se e mbante ai qe e mbante, tani ra nga fiku me nje thes me leke. Tani, ku eshte problemi ketu!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *