• |
ide | kryesore

Lubonja: Fenomeni që më shqetëson te listat e deputetëve të PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një koment për kandidimin e emrave “të rinj” për deputetë në Partinë Socialiste, analisti Fatos Lubonja, deklaroi se e sheh si një fenomen hoxhist. I ftuar në “Real Story”, Lubonja thotë se kjo strategji nuk është risi, por shqetësuese, pasi janë persona që adhurojnë thjesht liderin.

“Socialistët shfaqën emrat e parë. Bënë lajm ca anonimë të rinj. Bënë lajm edhe që nuk është Ditmir Bushati dhe emrat që kemi përmendur. Ikja e disa figurave si Ditmir Bushati etj dhe zëvendësimi me disa të rinj e të reja nuk është risi. Ky është fenomen hoxhist. Enver Hoxha vendoste të rinj, që vetëm adhurojnë liderin.

Kështu e shikoj vendosjen e emrave të rinj në listë në Partinë Socialiste. Unë dua që partitë të jenë sa më demokratike, të ketë njerëz që s’janë vetëm jesmenë të shefit. Ditmir Bushati ishte kundër në disa çështje, një figurë që do e pasuronte PS-në. Është shqetësuese dhe jo risi. Gjithçka ka lidhje me dukjen.

Rama e ka strategji fasadën. Disa figura të reja në PD janë zëra edhe kritikë si Gjekmarkaj. Prandaj, opozitën e shoh më demokratike. Kjo sepse Basha rezulton se nuk ka kontroll total mbi PD-në. Berisha mendoj se hyn më shumë se ka vota sesa të ketë kontroll mbi partinë”, – tha Lubonja.



1 Comment

  1. E ke gabim z. Lubonja. Nuk eshte qasje Hoxhiste por tipike mafioze. Hoxha kishte nje sistem dhe ai ishte publik, i hapur pamvaresisht se ishte mediokerr. Kurse Rama per te patur konteoll te plote te partise dhe pushtetit, ne ndryshim nga komunizmi, beri gradualisht ndryshime ne kushtetute qysh nga 2009 e pas, per te pershtatur sistemin zgjedhor me planin e tij kriminal te kontrollit total. Dhe sot kemi frutet. Hoxha nuk ishte mafie, por diktator. Ky eshte kreu i organizates me te pameshirshme mafioze qe kemi pare ndonjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *