• |
ide | kryesore

McKenzie martohet sërsih 2 vite pas divorcit me Jeff Bezos

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas 25 vitesh dhe 4 fëmijësh, në janar të vitit 2019 themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos njoftuan se kishin nisur procedurat e divorcit.

Gjithçka u finalizua mes çiftit dhe hesapet u ndanë sipas dakordësisë së të dyja palëve. MacKenzie përfitoi kështu një shumë të madhe aksionesh të Amazon të cilat kanë vlerën e 38 miliardë dollarëve, duke u bërë gruaja e tretë më e pasur në planet, si edhe njeriu i 22-të më i pasur, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg- ut.

Ajo renditet pas Francoise Bettencourt Meyers, gruaja më e pasur në botë, mbesa e themeluesit të L’OREAL. Bettencourt ka një vlerë neto prej 50 miliardë dollarësh.

MacKenzie ka nënshkruar Zotimin për Dhurim, një dokument me anë të së cilit njerëzit më të pasur në botë zotohen se do ta dhurojnë gjysmën e pasurisë për bamirësi.

Nga ana e tij, Jeff Bezos nuk ka pranuar ta nënshkruajë këtë zotim.

Me 121 miliardë dollarë edhe pas divorcit, ai mbetet njeriu më i pasur në botë.

Mirëpo, dy vite pas divorcit, MacKenzie është martuar sërish me një mësues shkencash në shkollën e fëmijëve të saj!

“Dan është një djalë kaq i shkëlqyeshëm dhe unë jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të dy”, tha Bezos në një deklaratë.

Scott ishte e martuar me Bezos për 25 vjet dhe e ndihmoi atë të fillonte Amazon në 1994.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *