• |
ide | kryesore

Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia pret vaksinat e para Ruse

Arkiva, Të fundit



Maqedonia e Veriut mori pasditen e së dielës dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V. 3000 dozat u pritën në aeroportin e Shkupit nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori rus, Sergej Bazdnikin. Sipas tyre, këto ishin vetëm dozat e para, nga 200 mijë të tjera që do të vijnë në vijim nga Rusia.

Për vaksinat ruse dhe kineze, mjeku Aliriza Osmani u shpreh në Euronews Albania se në RMV të gjitha vaksinat janë të mirëseardhura dhe se procesi duhet të vijojë me shpejtësi.

“Nuk besoj që asnjë prej vaksinave nuk është edhe aq e mirë. Të gjitha janë efektive, ndoshta një dallim i vogël shumë”, u shpreh mjeku, i cili shtoi se e vetmja rrugëdalje prej kësaj situatë është vaksinimi. Maqedonia e Veriut ka porositur në total 2 milionë doza vaksinash, nga 4 kompani ë ndryshme, Sinopharm, Pfizer, Astrazeneca dhe Sputnik V.

Flet Rama/ A do të marrim vaksina nga Kina apo Rusia

Ndërsa në Shqipëri deri më tani qeveria i ka thënë jo vaksinave ruse dhe kineze. Ambasada ruse ne Tiranë propozoi se ishte e gatshme të hynte në bisedime me qeverinë shqiptare.
“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit.”

Por oferta ruse u refuzua pa mëdyshje nga Rama gjatë një konference për shtyp me gazetarët në ditët e fundit të dhjetorit.

Ndryshon qëndrimi për vaksinën ruse/ Si e refuzoi Rama një muaj më parë

“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Tëitter Drejtorit të Komunikimit (Endri Fugës), retëeet të shefes së Komisionit Europian. Për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre lloj postimeve dhe një ambasadë si ajo ruse, që është një ambasadë e rëndësishme të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo një konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje për këtë sepse nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, u shpreh Rama.

©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *