• |
ide | kryesore

Prapaskenat me listën e PS/ Nga renditja e emrave tek kryebashkiakët që japin dorëheqjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ka vendosur të rinovojë skuadrën e tij të deputetëve, duke lënë jashtë kandidimit “senatorët” e Partisë Socialiste.

Emra të njohur të së majtës, deputetë me disa mandate, ish-ministra, deputetë që kanë qenë vazhdimisht në pozicione fituese, pritet ose të mos jenë në listën fituese të kandidatëve, ose të mbeten përfundimisht jashtë saj. Kjo shpjegon edhe fenomenin e pandodhur në zgjedhjet e mëparshme, atë të dorëheqjeve të deputetëve aktualë nga rikandidimi, edhe pse fluksi i atyre që aspirojnë për t’u bërë deputetë është mjaft i madh.

Nuk dihet se sa përjashtimi i tyre nga lista e kandidatëve do të ndikojë negativisht në angazhimin e strukturave në këto zgjedhje. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë në diskutime deri në orët e vona të mbrëmjes me drejtuesit politikë të PS në qarqe, për t’i dhënë dorën e fundit listës së kandidatëve. Sot në orën 18:00 Rama do të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste, e cila do të miratojë listën e kandidatëve për deputetë para se t’i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se Kryeministri Rama po kërkon të bëjë një balancim më të mirë të emrave në disa zona përballë PD dhe LSI, veçanërisht në Tiranë, por dhe në Vlorë, Dibër, Durrës dhe Korçë.

Me drejtuesit politikë në qarqe, Rama ka analizuar emër për emër dhe zonë për zonë si dalin në përballjen me kandidatët e opozitës. Për këtë arsye, mësohet se Eduard Shalsi ka lënë qarkun e Korçës dhe do të jetë pjesë e listës së Tiranës, duke u zëvendësuar me Blerina Gjylametin.

Sot pritet të japin dorëheqjen dhe dy kryebashkiakë, Dritan Leli i Vlorës dhe Dionis Imeraj, kreu i Bashkisë së Peshkopisë. Ata do të bëhen pjesë e listës së PS-së në këto qarqe, ndërsa bashkitë ku ata janë zgjedhur do të drejtohen nga nënkryetarët e tyre. Mësohet po ashtu se Elona Gjebrea nuk është e sigurt nëse do të jetë pjesë e listës së PS-së, ndërsa pozicioni në listën e Tiranës është ende në diskutim për ministrin e Diasporës, Pandeli Majko dhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

PROPOZIMET

Kryeministri Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe objektivin elektoral që Partia Socialiste mund të marrë në secilin prej tyre. Pasi kanë argumentuar objektivin, se sa deputetë mund të marrë PS-ja në çdo qark, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë që t’i propozojnë atij listën e kandidatëve për deputetë, me të cilën kërkojnë të arrijnë këtë objektiv, pa ua imponuar ai vetë emrat e kandidatëve.

Burime nga shtabi elektoral i PS-së thanë se drejtuesit politikë janë vendosur para presionit të rezultatit që duhet ta arrijnë përmes kandidatëve me integritet dhe me mbështetje në zonat respektive.

Diskutime të gjata janë bërë edhe për kryesuesin e listës së kandidatëve, i cili nuk do të jetë drejtuesi politik i qarkut, por një emër publik, i vlerësuar dhe me reputacion të mirë në atë qark. Drejtuesit politikë të PS-së mësohet se nuk do të jenë në tre emrat e parë, por në fund të listës fituese.

Kryeministri Rama tha pak ditë më parë se lista e Tiranës do të kryesohet nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por dje është diskutuar edhe mundësia e kryesimit të kësaj liste nga inxhinieria Luljeta Bozo. Listës së Tiranës i është shtuar edhe zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko. Edhe për shkak të përfaqësimit gjinor në listë, ministret Belinda Balluku, Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu, pritet të zënë 10 vendet e para në renditjen e kandidatëve për qarkun e Tiranës. Por mësohet se pas dorëheqjes së Reme Lalës, socialistët pritet të kandidojnë në zonën e Paskuqanit deputetin e opozitës se re, Halit Valteri.

Burime thanë për “Panorama.al” se Valteri ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit nga Partia Socialiste, por ende nuk dihet se në cilën zonë do të mbulojë dhe çfarë pozicioni do të zërë në listën e kandidatëve.

Në fillim të javës, deputetja Vasilika Hysi njoftoi tërheqjen e saj për një rikandidim tjetër pas 12 viteve në Parlamentin e Shqipërisë. Po ashtu, dorëheqje dhanë dhe deputetët Besnik Bare dhe Sadi Vorpsi, ndërsa me shumë gjasa nuk do të rikandidojë deputeti aktual Sadri Abazi. Ndërsa listës së PS, të paktën për qarkun e Tiranës, aty ku pritet të merret dhe numri më i madh i deputetëve, i shtohen inxhinieria Luljeta Bozo, mjekja Najada Çomo, ministret Belinda Balluku dhe Elva Margariti, kreu i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv.ministrat Etjen Xhafaj dhe Romina Kuko, por dhe prefekti Toni Gogu dhe drejtoresha e IKMTI-së, Dallëndyshe Bici./panorama



4 Comments

  1. Ça do qe te beshe , sido qe ti luash telat edhe pse ke ngritue gjithe shtetin ne kembe ti je humbs o pallosh .Edhe pse ske lene OJF e OJQ pa organizuar , televizion pa blere dhe telefonat pa pergjuar prape ti je humbes o pallosh pederast

  2. Ky eshte Lider o djale na pelqen Neve a po jo Pas 8 viteve ne pushtet dhe arrije ta riformone partine dhe te marre figura puplike si Luljeta Boza.. shikoni nga krahu tjeter Lulzim Basha dhe Sali Berisha kane 8 vite ne opozite dhe Qfare Ben nga sjedhjen Fatmir Medium Gerdecin Vangjel Dulen Mustafa Licin e Shkodres me shoke dhe riciklone gjith ministrat e Saliu dhe te ilirit 2009-2013 pastaj pret dhe te fitonen????

    1. Jo mo jo nuku do fitonen moooo..Lider me milionat e qytetareve duke i rrjepur deri ne kocke vetem qy eshte mooo..Lidhjeri yt nuk qeveris me asnje, se edhe kur hapim kapakun e halese jep direktiva qeverie..Ti vazhdo voto per Partine Roze..por mos na perziej ushqimin duke dhene deklarata ..

  3. PERLE VERTETE PERLE
    Edi Rames nuk ju bind Dritan Leli,por i tregoj qe se caj bythen fare per ty.
    Keshtu eshte kur vendosen kanidate per kryetare bashkish, deputet, pa kontribut,pa integritet, pa gare elektorale.
    Edi Rames i tha Vlora — Dritan Leli nuk eshte organizator ,administrator,por hajdut fudull.
    Edi Rama e kanidoj dy here radhazi nje anonim, nje zvarranik …. ja rezultati– mos me caj bythen.
    Sa dosje ka ne SPAK – ky njeri me emrin Dritan Leli ?????
    Kjo eshte komedia e edi rames ta gezoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *