• |
ide | kryesore

Rama dhe Agron Duka e kthejnë personale, nuk ia kursejnë batutat njëri tjetrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duket se marrëdhënia e kaluar plot hije dritë që kanë pasur, i ka lënë gjurmë Edi Ramës dhe Agron Dukës. Edi Rama e joshi fillimisht Dukën për t’u afruar me rilindjen, por pastaj e gënjeu duke mos e futur në listat për deputetë. Kur ky i fundit iu bashkua opozitës me Partinë Agrare, Rama deshi ta mashtronte për herë të dytë duke e joshur të kapërcente ylberin, por Duka nuk pranoi të shkëputej nga opozita. Kjo histori ka bërë që kryeministri ta sulmojë politikanin që tashmë gjendet në listat e PD.

“Agron Duka që do mbetet në historinë e estradave shqiptare, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxorri për asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ia justifikon emrin vetëm me faktin që ai jeton me tagjinë e SHQUP-it, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares përfaqëson aq pula, zogj dhe vezë saqë për kotec i shkon vetëm ministria e Ushqimit”, u shpreh Rama.

E menjëhershme qe dhe replika e Dukës: “O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa t’i fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një “R” tjetrën nuk e ke merituar kurrë. Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…”, shkruajti ai në rrjetet sociale.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Me joshi njehere me byrek dhe sma dha. Heren e dyte kur me joshi bera sikur erdha por ja dhjeva. Tani ska me ca me josh me, kurse mua akoma me rri ngref. Prandaj po rri ne opozite,
    se ky i opozites nuk me josh. Politike e holle, dhe e pershkruar kaq bukur ne kete portal.

  2. Duart akullore do ti fusesh anej nga mbrapa vetem prit dhe pak o komandanti i legjonit te batalionit te aqif kapertonit !!!

  3. Kjo lloj politike ku te gjithe shajne te gjithe dhe nxjerrin horlliqet e njeri tjetrit tregon se ky vend drejtohet nga kurvat.

  4. Kur jane me palloshin jane burrat me te mire ndersa kur jane kunder kurves palloshe jene burrat me te keqinj . Ndaje mendjen o pallosh 2 metrosh , jane te mire apo te keqinj?
    Me ty edhe te jesh i mire prishesh se je molle e kalbur qe kalb gjithe dynjane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *