• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari: Mos e shisni votën për pak lekë

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja Rudina Hajdari, e nisi fjalën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë me një falenderim për nënat dhe gratë, me rastin e festës së 8 marsit. Hajdari theksoi ndër të tjera, se nënat shqiptare kanë vuajtur shumë ndër vite, por më tepër, kur kanë parë bijtë e tyre duke u larguar nga vendi. Deputetja premtoi se nëse do të jetë sërish pjesë e parlamentit, do të punojë fort për kthimin e të rinjve në vend.

“Kuvendi duhet të ishte plot, me deputetë dhe të duartrokisnin festën e nënave. Sot unë dua ti drejtohem atyre që më ndjekin, e di që sakrificat tuaja janë të pafundme, këto kanë ardhur nga persona brenda kësaj salle dhe jashtë saj. Unë ju kuptoj se jam vetë nënë. Nënat sot janë pa bijtë e tyre, sepse janë në emigrim. Unë ju premtoj se me përfaqësimin tim në Kuvend, do të bëjmë të pamundurën të kthejmë bijtë tanë në Shqipëri, përveç këtij urimi të bukur, për gratë, nënat. Sa herë vjen kryetari juaj duartrokisni për të, por sot duhet të duartrokisni për nënat tuaja”, u shpreh deputetja.

Ndër të tjera, Hajdari renditi dhe problemet e shqiptarëve, ku ndër më të rëndësishmet përmendi rrugët e amortizuara, mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

“Problemet që lidhen në Shqipëri lidhen me energjinë elektrike. Në shumë vende mungon energjia elektrike, të gjitha fondet që vijnë për energjinë elektrike vidhen, vidhen dhe futen në xhepat tuaja. Shumë fshatar sot nuk kanë mundësi të furnizohen me energji elektrike. Ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve në këto 30 vite? Sa herë fryn era energjia elektrike shkëputet në shtëpitë e tyre. Sot në 2021 shqiptarët kërkojnë gjëra elementare, ku shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë? 30 vite demokraci ende nuk ka kanalizime të ujërave të zeza, lagjet që vizitoj shpesh janë në rrezik të shëndetit të qytetarëve. Ju thoni do mbani premtime, nuk keni bërë asgjë. Ju shikoni në shtëpitë e tyre për një Shqipëri imagjinare, tjetri thotë do të bëj aeroporte, tjetri tramvaj, ndërsa shqiptarët sapo dalin nga shtëpitë e tyre kundërmohen nga era e rëndë. Ende sot fshatarët e zonës rrihen me njëri-tjetrin për ujin. Si ka mundësi pas 30 vitesh ku janë taksat? Mendoni se i keni shqiptarët në xhep? I keni gënjyer, mashtruar. Ju e dini që shqiptarët po zgjohen, nuk i kini në xhep. Pas 30 vitesh, Shqipëria sot nuk ka ujë të furnizojë shtëpitë e fshatareve. Shqiptarët nuk kanë pas 30 vitesh ende energji elektrike dhe ujë në shtëpitë e tyre. Ku shkojnë taksat e shqiptarëve? Atyre nënave dhe burrave që punojnë çdo ditë me vështirësi dhe ju i ndëshkoni duke mos i dhënë gjërat bazike. Rrugët janë për ibret. Si në kohën e lashtë, ne bëjmë rrugë 2 km për 1 orë. Ku shkojnë taksat? Isha dje në Gramsh dhe në Muriqan, më pyeti një fermer për naftën me akcizë. Më tha pse tek ne është më e shtrenjtë nafta se në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, duke qenë se ne jemi vend naftëmbajtës. Çfarë t’i thoja unë atij. Ju nëpërmjet burimeve natyrore të vendit keni pasuruar veten tuaj. Teksa familjet përpëliten ju paratë i harxhoni në hotelet luksoze. Mos e shisni votën tuaj, mos i merrni ato pak lekë, por kur të shet votën, ai nuk ka më detyrim ndaj teje. Mielli për një javë, do t’iu lë në harresë për 4 vite”, tha Hajdari.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *