• |
ide | kryesore

Sherri me armë, 3 të rinj të plagosur në Rrogozhinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në mesditë në Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

Të plagosur kanë mbetur 3 të rinj, dy prej tyre me armë zjarri dhe një tjetër me sende të forta. Të plagosurit, sipas News24 janë shtetasi Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë, Ervin Juba, 27 vjeç dhe Jurgen Juba.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po heton. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta më vonë në spital janë paraqitur edhe dy persona të tjerë, një i plagosur me armë zjarri, tjetri i lënduar me sende të forta.

Deri me tani dihet qe mes tyre ka pasur nje sherr te dhunshem, ndersa eshte arrestuar dhe autori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *