• |
ide | kryesore

Shpërndante drogëra sintetike në rrugët e Tiranës, arrestohet 30-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçarin e identifikuar si Ardit Pengu, i cili shpërndante drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit. I riu shpërndante droga sintetike, kur është vënë në pranga në kushtet e flagrancës nga ana e Policisë.

”Forca e posaçme “Shqiponjat”, në rrugën “5 maji”, ka konstatuar dhe ndaluar shtetasin A. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA, një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe 2 aparate celular. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 30 vjeç, banues në Tiranë”, njofton zyrtarisht Policia e Tiranes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *