• |
ide | kryesore

Situatë tepër shqetësuese, Danimarka përballet me 31 variante të koronavirusit

-Instant, Lajme, Planet



Danimarka është shteti europian që po përballet me më shumë variante të Covid-19. Në një njoftim të ditëve të fundit, Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke ka njoftuar se vendi po përballet më 31 variante të SarsCov2. Për këtë arsye ai ka bërë thirrje për respektimin e masave nga ana e qytetarëve si mbajtja e maskës dhe distancimi social.

Deri më tani afro 3% e popullsisë daneze, apo 195.000 persona janë vaksinuar kundër virusit. Ndërkohë kurba e infektimeve në këtë vend ka reflektuar një ulje të konsiderueshme muajt e fundit. Dje janë shënuar 513 raste të reja me Covid-19 dhe dy viktima.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *