• |
ide | kryesore

Surprizë në listat e PS/ Rama i rrezikon mandatin e deputetit Pandeli Majkos në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin disa nga vendet ku garojnë emra të njohur të PS-së. Mësohet se Pandeli Majko do të jetë i 19-ti në Tiranë. Vetë Rama garon i 8-ti në Durrës dhe vë vendin e 9-të në Vlorë. Edhe Damian Gjiknuri do të jetë i 8-ti në Vlorë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e 7-ta në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj do të jetë i 3-ti në Dibër ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në Korçë.

Edhe deputeti Alket Hyseni mund të konsiderohet “i djegur”, pasi do të renditet i 11-i në listën e Vlorës. Ish-kryebashkiaku i Beratit Fadil Nasufi do të jetë i 3-i në listën e këtij qarku. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *