• |
ide | kryesore

Video/ E katërta pa fitore, Vllaznisë nuk i bën punë as penalltia: Xhika pret gjithçka

-Instant, F1, Sport, Video

Java e 23 e Superiores ka lënë në fuqi pozicionet e pandryshuara të katër kryesuesve, sepse edhe Vllaznia nuk shkon më shumë se 0-0 në shtëpi përballë Kukësit, por që i mjafton të ruajë vendin e parë. Kuqeblutë mund të quhen të fituar, duke qenë se kaluan një ndeshje të vështirë, ndërsa ndjekësit lanë pikë kundër vendeve të fundit të renditjes, por duke parë si erdhën gjërat Brdaric i mungojnë dy pikë, në një ndeshje të dominuar ndaj bluve.



Ndeshja e katërt pa fitore për shkodranët që këtë herë u përplasën tek një Xhika në formë të shkëlqyer. Portieri i Kukësit priti cdo top të goditur drejt portës së tij e madje në minutën e 71, i mohoi golin Demir Imerit nga pika e bardhë e penalltisë. Mirel Josa duhet të falenderojë portierin e tij që doli me një pikë nga Loro Borici, edhe pse duhet thënë se edhe verilindorët patën shanset e tyre me anë të Ibraimit, pa arritur t’i shfrytëzonin.

Me këtë barazim, Vllaznia arrin të ruajë kryesimin me 1 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi, ndërsa Partizani është tani tre pikë larg. Kukësi i Josës është pozicionuar në vendin e 6 me 31 pikë, i kaluar edhe nga Tirana, megjithëse për Europën duket se Blutë i kanë varur shpresat tek Kupa e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu