• |
ide | kryesore

Video/ Havertz i pandalshëm, Chelsea ‘shtyp’ Evertonin

-Instant, Sport, Video



Video/ Havertz i pandalshëm, Chelsea ‘shtyp’ Evertonin

Në javën e 27 të Premier League Chelsea i Tuchel mposht 2-0 Everton të Carlo Ancelotti e mbron kështu vendin e katërt në renditje. Në minutën e 31’ Godfrey detyrohet të shkaktojë një autogol, në një goditje të Havertz, që në të 20’ e pjesës së dytë fiton pastaj penalltinë për dyfishimin e rezultatit nga Jorginho. Liverpulasit me një fitore do të kalonin në renditje Blues, por janë londinezët që marrin më të mirën nën kërcënimin e Toffees.

Misioni i parakalimit dështon për Everton, që bie përballë Chelsea dhe sheh vendin e katërt të largohet deri në +4. Pas një fillimi të dobët të lojës, pika e parë e kthesës vjen pas gjysëm ore lojë, kur Godfrey devijoi aksidentalisht topin në portën e tij, pas një goditje nga Havertz, duke i dhënë avantazhin Blues. Alonso pothuajse dyfishoi në fundin e pjesës së parë, por në këtë rast Pickford arriti të vinte dorën në kohën e duhur.

Pjesa e dytë është pa shumë ritëm e megjithatë Richarlison provoi të shqetësojë prapavijën blu, ndërsa arbitri anulloi një gol të Havertz për një prekje të topit me dorë. Në të 29 ‘Pickford detyrohet të pengojë Havertz duke shkaktuar një penallti, me të cilën Jorginho dyfishoi rezultatin. Ndërpritet në tre seria e fitoreve të Everton, me një humbje në transfertë që nuk ndodhte prej 9 takimesh, nga 1 nëntori në Neëcastle. Rezultati i dymbëdhjetë radhazi i dobishëm, ndërkohë, për Chelsea të Tuchel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *