• |
ide | kryesore

Zbardhet përplasja mes Ramës dhe Bushatit për listën e PS-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS. Teksa është vendosur se Bushati nuk do të jetë në lista e kandidatëve të PS, “BalkanWeb” ka zbardhur një pjesë të diskutimeve mes tij dhe kreut të PS. Bushati ka deklaruar se pavarësisht vendimit, angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, – mësohet se ka deklaruar Bushati.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se PS i ka dhënë gjithçka dhe se tani është koha të kontribuojë për PS.

“Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, – ka thënë Rama.



2 Comments

  1. Te mendosh se G. Ruci ne politike eshte me I vlefshem se D. Bushati, eshte si te mendosh qe per Gjermani e Hitler ishte me I domosdoshme se Merkel.!!!!!!!!!

  2. Rama nje inatcor autokrat. i ka ngel hatri dhe e hoqi, sic ka ber me te gjith qe nuk i qendorjn lepe-peqe. perfundimisht eshte konsumuar nga pushteti dhe deliri i madheshtis. duhet te hap krahun por problemi eshte se opozites i duket sikur e ka fajin populli qe zgjedh Ramen. nuk e kupton qe nuk po i ofron asgje te re popullit. nqs paraqitesh me flamur noken, nard ndoken, mediun e shok, thjesht po i ofron te njejten gjelle popullit, te njejten gjelle qe populli e peshtyu njeher, opozita kerkon tja jap me pahir dhe pastaj cuditet pse fiton Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *