• |
ide | kryesore

Akuza për blerje votash, jep dorëheqjen ministrja e Jashtme e Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Jashtme në detyrë e Kosovës ka dhënë dorëheqjën nga detyra mëngjesin e sotëm si dhe nga të gjithë funksionet që ka në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postmi në rrjetet sociale. Haradinaj sqaron se dorëheqja vjen pasi ndjen një detyrim moral ndaj akuzave që i janë bërë bashkëshortit të saj për vjedhje votash në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkruan ministrj.

Më tej ajo bën thirrje që çështja e bashkëshortit të saj së zbardhet nga Prokuroria.



5 Comments

  1. Imagjìnoni te jepte doreheqjen Basha ne 2011 mbasi e vodhi mandatin e kryetarit te bashkise ne tavoline me Ristanin

  2. Sheh rrushi rrushin e piqet. Virusi i vjedhjes se votave qe u krijua ne nje laborator te

    Wuhanit rilindas paska kaluar kufirin dhe ifektuar edhe vellezerit tane ne Kosove. Tani

    le ti bashkohen dosjes 184 dhe 339 dhe ta dergojne per gjykim ne Diber se atje ia kane

    marre doren t’i njzjerrin pa lagur.

  3. kjo hajnesh duete ishte pas grilllave mshefje tatimidergo ambasadora pa kritere jasht viedh votash e qka ska bo kjo idiote hajnesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *