• |
ide | kryesore

Basha, në fushatë me këmbën e gabuar

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Lulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë për ta shfrytëzuar ditën e dorëzimit të listave të deputetëve si një atu të fushatës së tij. Në vend që të demonstronte besim dhe siguri, ai adaptoi një sjellje prej fajtori duke iu shmangur ballafaqimit me kamerat dhe publikun. Ndryshe nga çdo ditë e zakonshme, ai nuk komunikoi me mediat, nuk dha asnjë shpjegim për zgjedhjet që bëri, madje i la të gjithë të interesuarit në ankth. Ndërkohë që qoftë Monika Kryemadhi, qoftë Edi Rama, i mbrojtën personalisht vendimet që kishin marrë dhe e prezantuan po vetë ekipin që do të hidhnin në betejë, Basha e bëri këtë përmes lajmeve të pakonfirmuara që rridhnin aty- këtu. 


lexo me tej:


Del lista e plotë e PD/ Të gjithë kandidatët për çdo qark në zgjedhjet e 25 prillit (EMRAT)

Atij i mungoi guximi për të marrë vëmendje në një ditë kur ajo ishte maksimale. Ai u dominua nga pasiguria se mos ndonjë i pakënaqur shkonte e dergjej në shtratin e armikut, para orës 12 të natës, më shumë sesa nga detyrimi për transparencë dhe llogaridhënie.

Vendimi për t’i çuar listat në skadim të afatit, njësoj si PS-ja, ishte i turpshëm. Mos shpjegimi se përse ishin përjashtuar disa figura të njohura qe burracak. Mungesa e arsyetimit se përse disa të djegur nga komisioni Ruli u ricikluan, hodhi hije dyshimi mbi krejt procesin.

I gjithë ky prezantim katastrofal në formë, tregon më qartë se çdo gjë thelbin e një fushate, që as nuk çudit me risi, as nuk inspiron me moral dhe as nuk ngre frymë për përmbysje të pashmangshshme. 

“Zëri i Amerikës”: Ndryshime të forta dhe të papritura në listat e kandidatëve të PS e PD

Ai nuk është asgjë më shumë sesa epilogu i një katër vjeçari opozitarizmi kaotik, ku radikalizmi shpesh është ndërthurrur me zbythjen dhe ku beteja kundër korrupsionit, herë pas here, është tradhëtuar nga flirtimi me oligarkët.

Tani e vetmja shpresë e çdo opozitari është që këto zgjedhje të shndërrohen në një referendum kundër regjimit kleptokratik të Ramës, kundër dhunimit sistematik dhe grabitjes spektakolare që na ka bërë ai, gjë që do ta bënte irrelevant faktin se kush i gjendet përballë.

Ndërsa sa për opozitën zyrtare, pa vetëbesim dhe inspirim, mbetet vetëm një ogur: së paku në ato lista që dorëzoi fshehtas, të ketë renditur njerëz të aftë për të mbrojtur votën nga makineria e stërmadhe manipulative që ka filluar punë.

©Lapsi.al

30 Comments

  1. DITMIR BUSHATI OSE PRESIDENT O KOSOVES OSE MINISTER I PUNEVE TE JASHTME TE KOSOVES thotë:

    I VETMI QE DO NA MUNGOJ ESHTE DITMIR BUSHATI,POR EDI RAMA DHE ORGANIZATA VENDOSEN TA MBANIN RRAHMON RRAJEN DHE TE LARGOJNE DITMIR BUSHATIN,SI DUKET EDI RAMA EDHE KETE HERE I DEGJOJ YMER GELBAZA KELLIREN CARLO BOLEN BOLINO DHE KOL SKYPE SALLAKUN

    1. Kjo Qfare Ka ber Lulzim Basha eshte e pa zakonte i Ka Len te gjith pa fjale as militant dhe gazetar qe Jane afer saje nuk dine Qfare te thone… Por tni siq po ben Bushati do fillone e do thone se votate do i vjedhe Edi Rama dhe si pase Bushati kane filluare ti vjedhin qe tani.. po si po si o Bushate …Ti tani na thua qe ne te votome prap Sali Berishen Fatmi Mediu Vangjel Dulen Shpetim Idrizin Flamur Noken Agrone Duken Edi Paloken Melisa Doden Nard Noken. Kure i sho keta emra me vjen per te vjedhur.. Kurse nga ana tjeter na pelqen a po Jo Ka shume figura te reja puplike te nderume dhe te mire shkollume

      1. Voto pidhin e satome!
        Demokracia nuk bëhet me kokëmutër injorantë si puna jote.

        Ti në fakt je një mut i vogël, që nuk ja vlen të të replikon personalisht ty.

        Problemi është se në 3 milion votues afërsisht, 2 milionë janë mutra, që as nuk duhet të jetonin, e jo më të kishin të drejtën të votonin, kur vota e këtyre 2 milionë mutrave, mund të blehet ose me 50 mijë lekë ose, sipas shprehjes….për inat të sime vjeshtë shkoj e flej me mullixhinë.

    2. Rama shpalli nismen, DEPUTETI QE DUAM, Basha me komisionin Ruli, Nishani, Mustafaj, DEPUTETI QE NUK DUAM.
      Dhe ne lista u futen pikerisht ata qe hoqi komisioni.
      Ta shikoni ju se cfare listash do beje kryetari i ri i PD-se me 2025.

  2. E ke thene mire ne fund, Bushat – MJAFT TE DINE TE MBROJNE VOTEN, sepse show-n dhe shpjegimet e kota Basha ia ka lene Rames……

  3. KETO JANE PASOJAT E MOS HAPJES SE LISTAVE . DO SHOHIM NESE DO NDODH ÇUDIA QE TE PERMBYSI NDONJERI LISTAT E SULLTANEVE TE PARTIVE ? STATUSKUO DHE POSHTERIM PER POPULLIN .
    OJ KASOLLE KU NA MBLODHE , KU RAFSHA E MOS U VRAFSHA -KETO JANE PARTITE TONA .

  4. Bashes asgje nuk I besohet.
    Ka nje mareveshje me Ramen ,qe e tregon dhe lista e PS.
    Pushteti do ndahet PS dhe PD,prandaj Basha eshte ne gjume,.
    Basha Po pret nga Rama dorezimin vullnetar te pushteti nga Rama.
    Rama ka hequr nga listat ata qe mund ta rrezojne dhe kundershtojne.
    Aleanca PS dhe PD..

  5. Bushat sa te jete Sala te PD, Basha thjesht do jete i fundit i kavallit. Une kam frike se dhe kur te iki Sala, Basha nuk do ja mbaje te iki nga i fundi i kavallit.

  6. Pse merziteni or nga Bushati deri tek kopjaci shkrete qe ra cope duke kopjuar kopjet nga Tema e Mender Bazes?
    Mos u sekelldisni fare, fare. L. Basha ka nje liste per deputete, edhe Rama ka nje liste per deputete
    Kush e ndien vehten rehat e mire me qeverine 8-vjecare Rama HALLALL, le ti jape voten!
    Kush pastaj ka 8 vjet pa pare te mire me sy ne familjen e tij nga kjo qeveri, HARRAM nese nuk voto Bashen
    Pra c’do gje eshte e thjeshte fare – Nuk jane ngopur akoma me perrallat Rama me Anti-KCK?
    Nuk i bo pershtypje mos hapja negociatave me BE per te 8-en here?
    Nuk i shqeteso Borxhi Publik ne stratosfere si kurre ne 30 vjet?
    Nuk e shohin zbrazjen e Shqiperise nga rinia sikur ka ra Murtaja?
    Le te vazhdojne me Ramen akoma dhe 8+8+8 vite der kur te mbushe 45 si dikur Partia qe ai trashegon (qe ja doli ta shtyje krizen me tallona ) A do kete vullnet te durohet fukaralleku me tej?

    L. Basha eshte nje mundesi per ndryshim, nese nuk duan ndryshim nuk eshte Basha i humbur. Se ndryshimi do vije pastaj me shkelma, por jo me per te vene Bashen, por per te shporrur nje qeveri qe nuk e shtyn dot me Ekonomi ne kolaps. (si 30 vite me pare ai Rama i Pare)

    1. L.Basha mundesi per ndryshim???Lexoje edhe njehere listen e Bashes qe te kuptosh qe vota per Bashen eshte kthim 20 vjet mbrama…

      1. Kam lexuar listen e Rames ku ka ish.ministra te Ramiz Alise dhe ish. Prokurore te Enver Hoxhes per te kuptuar se vota per Ramen eshte vote per Socializmin 45-vjecar me emrin Rilindje.

  7. Kaq ne veshtiresi eshte rilindja sa ben ate liste ne Durres dhe pastaj mundohet te beje diversion per bashkeqeverisje me PD? Sallaku, do pranoje te rrije ne koalicion rilindje-PD ti si majtist i thekur? Hidhni valle se moret mbeturinat e LSI dhe PD-se dhe harroni se rilindjes i kane ikur votuesit.

  8. Pu, pu, pu çfarë skandali të madh që bëri Basha !
    E La Bushatin megjithë Maznikun, Spahiun e Hilen tek Eni Vasili deri në 12 të natës pa publikuar listat e kandidatëve.
    Ky skandal ja kalon edhe kanabizimit të gjithë Shqipërisë, edhe mbushjes së institucioneve me persona me të kaluar kriminale, edhe sjelljeve harbute të Ramës me të gjithë, edhe të kandidimit të Rahman Rahjes e të tjerë si ai, edhe shembjes së teatrit kombëtar, edhe kapjes së gjithë mediave e luftës kundër mediave kritike, edhe konçesioneve e PPP-ve me qindra milionë euro grabitje të taksave, edhe me dështimin e plotë në trajtimin e pandemisë e pasojave të tërmetit, etj.etj.

  9. Hajde besoi shtetin ketij palloshi qe genjen dhe i paafte.
    Bushati e njeh mire dhe nuk e beson prandaj ka bere kete shkrim.
    Qe Basha pret qe tja japin ne tavoline pushtetin kjo duket qarte qe nga listat e PD qe jane nje corbe derrash.
    Rama dhe Basha kane nje mareveshje e cila duket nga te dy anet.

  10. Më në fund, ka dalë edhe ajo që pritej, dhe që dihej si do të ishte, lista e Partisë Demokratike. E gjitha e mbushur me ofiqarë, pashallarë dhe gërdecarë, e gjitha e stisur me taksidarë dhe zullumqarë, dhe fare pak, tek-tuk ndonjë qyqarë. Kjo pra ishte ajo që baza e asaj partie ? E një partie të kapur dhe të molepsur nga njeriu që veç përgjumjes së zakonshme, po luan kumar edhe me fatet e një force politike, e cila nuk është as e tij, dhe as e “senatorit të përjetshëm” që kërkon medoemos të jetë në Parlament edhe pas 30 vitesh. Një njollë e shtuar turpi për lidershipin e asaj partie, një shans më tepër për një fitore shumë të thellë dhe shumë bindëse për Edi Ramën. Ata që deri mesnatën e të hënës besuan se “Lulzimi kësaj here do të mbushë listat me emra dinjitozë” u zhgënjyen, u pezmatuan, dhe nisën të derdhin mllefin e tyre në rrjetet sociale dhe në celularin e kryetarit

  11. Anëtarët e kryesisë së PD në Vlorë, thanë pas mbledhjes se Leskaj e ka dhënë dorëheqjen që dje. Ndërkohë selia blu e mohon një gjë të tillë. Burimet nga PD Vlorë bëjne me dije se Leskaj pretendon qe Basha ka shitur te gjithe vendet per deputet ne Vlore dhe ai ka mbetur vetem i pari i qarkut pa asnje vlonjat tjeter ne liste. Per kete arsye eshte dorehequr.

  12. BASHA , ne listen e qarkut te Fierit, ne vend te dyte ka vene nje femer qe nuk ka lidhje fare me PD. E kane sjelle nga Tirana vetem se i bie flautit. Gojet e liga ne Fier thone se ajo eshte d——-a e Fatmir Mediut. Ne Fier anetaresia e PD votoi per te zgjedhur anetaret me te mire qe ti perfaqesojne ne kuvend. Cfare u be me fituesit dhe humbesit ne keto votime ? Luan baci u skualifikua nga komisioni Rruli dhe Basha per kete aresye e vuri ne liste te sigurte.Kjo liste e ardhur per Fierin eshte nje tallje e madhe per anetaret dhe simpatizantet e PD ne bashkine e Fierit Jane lene jashte me qellim nga dyshja Basha – Luan Baci emra te njohur per aktivitetin e tyre te madh.jane futur ne liste te sigurte persona me diplome fallco dhe me lidhje me krimin.Demokratet e Fierit jane te shtangur dhe te irrituar nga kjo liste qe u cua ne KQZ ne minuten e fundit.I jap te drejte Bushatit per artikullin.I irrituar jam edhe une nje anetar i PD qe nga viti 1992. (Me sa duket lista e ardhur ne qarkun e Fierit eshte bere sipas porosise se G ramoz Rucit dhene votuesit te tij per kryetar parlamenti Luan Bacit )

  13. Vetem budallenjte mendojne se me 25 prill do votohen per ato…listat! Ahahahaha…
    Ne 25 prill do votojne ca per te vazhduar te shohin Ramen dite-nate ne ekrane TV duke tregu romuze dhe shumica si gjithmone qe voton KUNDER pushtetit e qe kesaj here ka mijra arsye ta beje kete.

  14. Predhat ishin gjithandej. Atë ditë, në punishte ishin në gjendje, mbi 6 mijë ton municione. Kështu nisi zinxhiri i shpërthimeve.

    Predhat fluturuan me kilometra përreth kraterit.

    26 persona, burra, gra e fëmijë humbën jetën. Mbi 300 u plagosën. Rreth 6000 banesa u rrënuan. Rrezja goditëse u shtri përtej Vorës.

  15. Fakt është që përplasja e madhe ka ndodhur dhe vetë Leskaj ka fikur telefonin dhe nuk përgjigjet.

    Në një situatë të tillë, ai që duhet të reagojë është pikërisht Leskaj, se ai ka dhënë dorëheqjen, jo PD, e cila për çdo gjë ia hedh fajin Edi Ramës.

    Tani nuk dihet se si do të shkojë situata dhe nuk është çudi që Leskaj të bëjë edhe një prapaktheu në vendimin e tij, duke parë presionin e madh që po i bëhet.

    Se jo më kot i çuan një njeri si Agron Kuliçi, që në një raport të Ambasadës amerikane thuhet se bashkëpunonte me kriminelë të tipit si Dritan Dajti

  16. Per Agron Kuliqin nuk ka folur Ambasada Amerikane, ka folur selia e PS! Ambasada Amerikane ka dhene urdher me gojen e Ambasadores per te qeruar nga lista per deputet TOM Malok Doshin! Dhe Rama ja degjoi llafin, e nxorri Tomen nga dera e Rilindjes dhe ja futi nga dritarja PSD.
    Nuk rri dot Rama pa maloke te tipit Tomka afer, sa rri pula pa ngrene mut.

  17. I tallën dhe bënë leckë, duke i cilësuar tradhtarë e të shitur tek Rama, por dhe injorantë e njerëz pa vlerë.

    Por, Lulzim Basha tani ka lëpirë atë që pështyu dy vite më parë.

    Ai ka futur në listat e kandidatëve, pikërisht tre prej këtyre “tradhtarëve”, Artur roshi, Elda Hoti dhe Korab Lita.

    ““Të të quajnë tradhtar dhe të jesh tradhtar janë dy gjëra të ndryshme. Gjithsesi, kjo tezë ndryshon në kohë të ndryshme.Ti byrektorist i pa sakte tona ka qene dhe deputet i salihut mos e harro kete dhe ha byrekun e dites

  18. Lulzim Basha kurre asnjehere nuk ka zene me goje kurre ato qe u quajten ‘opozita parlamentare”
    Ka kandiduar 3 prej tyre qe kane votuar kunder pushtetit, pra kane qene opozitare.

    Ti kopjaci ores 12;48 i fjale per fjale te Mender Bazes tek TemA E KREVE DETYREN E PARTISE, kopjen e rradhes nga Menderi
    Mundohu te mesosh shkrim e kendim or i shkrete qe vete nuk qullos dot nje fjali te vetme
    … qe shkruan “tona” kush e di se per ke…Ahahahaha.

  19. ne fier eshte ne listare antoneta kurva qe edhe vete rikurvat e mbajne simbol te rikurvave..baftiar zeqo i biri nje hajduti ordiner ,mehmet zeqos qe u denua me burg ne kohen e dulles ,nje barkethare,i biri nje familje injorante qe e nga hyria e ema deri te kunati bashkim velmishi nje idiot 24 karat.gramos banda e levanit ,erion konja & kompani.ne fier komandon banda e renato camit,ben qimes,dhe shullazit te fierit nje ordineri gjaku i shullazit te tiranes.cdo institucion ne fier e kane kapur keto banda qe nga bashkia ,prefektura,albpetroli policia etj .shif ne patos kryebashkiak de facto eshte astrit elmazi drejtori i ujesjellesit ose i biri minushes i denuar ne greqi me 18 vjete per trafik kokaine.eshte e habiteshme qe kryetari i pd ne patos nje ish polic idiot nuk e denoncon.fieri i njef mire keta bandite dhe bije,burra dhe motrash kurva e kriminele.fieri vlone dhe fundi i tyre eshte afer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu