• |
ide | kryesore

Basha: Nuk do t’i përdor kurrë gratë si makijazh, Edi Rama nuk i shpëton dot ndëshkimit me votë

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi përfshirjen e grave në listat e Partisë Socialiste duke theksuar se nuk do t’i përdorë ato kurrë si makijazh.

I pyetur edhe për kandidimin e Luljeta Bozos e Najada Çomos, Basha u shpreh se nuk ka asgjë që do ta shpëtojë kryeministrin aktual prej ndëshkimit me votë.


“Ju si media keni mbuluar gjatë këtyre 8 viteve dhunën ndaj grave, se si policia nuk guxonte as të merrte deklaratën në Fushë Krujën e kriminelëve Rraja. Se si mijëra gra janë dhunuar sistematikisht, mijëra të tjera janë larguar nga puna. Ju jeni dëshmitarë se si i ka përdorur dhe flakur gratë shqiptare. Gratë janë pasuria më e çmuar. Këtë e them si baba i vajzave dhe si bashkëshort. Pa iu dhënë fuqi nënave, grave Shqipëria nuk do të ecë përpara. Një nga problemet e shoqërive të prapambetura, është pabarazia gjinore. Vendet e pabarazisë gjinore shpesh herë përdorin makijazhet që Edi Rama i ka përdorur gjatë këtyre 8 viteve. Gratë shqiptare nuk e besojnë, por një gjë garantoj, çdo nënë, vajzë apo grua, unë nuk do t’i përdor kurrë si makijazh.

Gratë shqiptare përjetojnë dramat më të mëdha. Një nënë që i largohen fëmijët në emigracion, apo mijëra gra që nuk kujdesen dot as për veten e tyre ndikuar edhe nga pandemia, mbi to rëndon fatura e mjerimit dhe dështimit 8 vjeçar të Edi Ramës. Ndryshimi në fatin e tyre vjen duke larguar një njeri që jo vetëm i katandisi, por edhe i keqpërdori për të fshehur dështimin dhe premtimet e pa mbajtura.

Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi me votë. Nuk është me rëndësi kush është para apo mbrapa Ramës. Ka rëndësi për të kuptuar që nuk ndahet dot nga krimi dhe nga ata që ka vjedhur për 8 vjet Shqipërinë dhe shqiptarët, kjo është e qartë. Sado makijazh të ketë, shqiptarët e kuptojnë. Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim, këtë e kuptojnë të gjithë përfshirë edhe socialistët”, u shpreh Basha.

3 Comments

  1. Më në fund, ka dalë edhe ajo që pritej, dhe që dihej si do të ishte, lista e Partisë Demokratike. E gjitha e mbushur me ofiqarë, pashallarë dhe gërdecarë, e gjitha e stisur me taksidarë dhe zullumqarë, dhe fare pak, tek-tuk ndonjë qyqarë. Kjo pra ishte ajo që baza e asaj partie ? E një partie të kapur dhe të molepsur nga njeriu që veç përgjumjes së zakonshme, po luan kumar edhe me fatet e një force politike, e cila nuk është as e tij, dhe as e “senatorit të përjetshëm” që kërkon medoemos të jetë në Parlament edhe pas 30 vitesh. Një njollë e shtuar turpi për lidershipin e asaj partie, një shans më tepër për një fitore shumë të thellë dhe shumë bindëse për Edi Ramën. Ata që deri mesnatën e të hënës besuan se “Lulzimi kësaj here do të mbushë listat me emra dinjitozë” u zhgënjyen, u pezmatuan, dhe nisën të derdhin mllefin e tyre në rrjetet sociale dhe në celularin e kryetarit

  2. Kur mare vesh qe do dal rama ne koferenc, filloj dhe e shaj dhe duke e mallkuar. Kur filloj dhe e degjoj, dale cik se ketu po thote te vertetn a jo paska te drejt.
    Kur mare vesh qe do dal basha, ja ta degjojm se si do drejtoj ky……..
    …………………………..
    ………………………
    ………….
    Ne fund pyes veten…. ORE CA THA SE NUK MOREM VESH ASGJE.
    Kujt nuk i ndodh kjo genjen.

  3. Vetë PD nxiton kur ka si qëllim të bëjë ndonjë të keqe për vendin; dhe ndalon shpejtësinë në kohën kur vendit i duhet shpejtësi. U shpejtua për në Konferencën Islamike në vitin 1992, por i vuri shulin derës së OSBE dhe Amerikës. U nxitua për të dalë sa më shpejt nga Parlamenti në vitin 2019, por vuri gjithë pengesat kundër Reformës në Drejtësi dhe Amerikës. Dhjetë vjet më parë, në vitin 2009, PD u nxitua që të merrte zvarrë popullin e vet drejt qendrave të votimit në favor të 17 kullave që po ngriheshin nga dhëndëri i ish- kryeministrit në kompleksin Partizani me 150 milionë euro përfitim…Po të mos fitonte PD, kullat nuk bëheshin…. Pasi u mor malli, aty u ndal shpejtësia: U shkarkuan gjeneralët, u shty presidenti i vjetër, u kap presidenti i ri, u firmosën letrat, u krye krimi…, ja kjo ishte shpejtësia. Në gjithë jetën PD ka punuar për mirëqenien e liderit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu