• |
ide | kryesore

Batuta epike e Conte: “Gjysëm kampionati në xhep? Për momentin kam vetëm 40 euro”

-Instant, Sport

Fitorja në betejën kundër Atalantës konsolidoi kryesimin e Inter në +6 nga ndjekësit e drejtpërdrejtë: “U kthyem në +6 dhe nuk ishte e lehtë për të luajtur pasi e dinim se ndjekësit e drejtpërdrejtë kishin fituar – komentoi Conte për ndeshjen e fundit -. Kishte një presion të madh në këtë ndeshje dhe po luanim kundër një ekipi shumë të fortë që di të marrë pikë kundër ekipeve të mëdha, e i vështirë për t’u përballuar. Atalanta luajti me mençuri, sepse kishin frikë se ne dinim si ti bënim keq, kjo është arsyeja pse bënë më pak presing. Tre pike të rëndësishme që na lejojnë të shkëputemi prej tyre edhe në cështjen e titullit”.


“Bëmë vetëm një goditje në kuadrat, por patëm disa shanse flagrante që nuk i finalizuam – vazhdoi trajneri i Interit. – Atalanta u bë e rrezikshme në goditjet e këndit, edhe ne shënuam kështu, ndërsa nuk arritëm të finalizonim nja dy situata të rëndësishme me Lukakun vetëm para portierit. Ishte një ndeshje shumë taktike, ata që luajnë kundër nesh gjithnjë vendosnin diçka më shumë në fushë dhe Atalanta për t’u përballur me ne ndryshoi mënyrën e tyre të lojës, duke hequr dorë nga pak agresivitet”.


I pyetur nga gazetarët nëse tashmë me këtë fitore ka në xhep gjysmën e kampionatit, Conte i është përgjigjur me një batutë brilante: “Për momentin kam në xhep vetëm 40 euro”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu