• |
ide | kryesore

Champions/ Kthehet Ronaldo, Juventus kërkon përmbysjen: Dortmund i bën llogaritë me formën e Haaland

-Instant, F1, Sport



Rikthehet Champions League, në një fazë shumë të rëndësishme. E marta do të përcaktojë zyrtarisht edhe dy skuadrat e parë të kualifikuara për në cerekfinale të kompeticionit, me dy ndeshje ku rezultati është krejtësisht i hapur. Juventus duhet të përmbysë humbjen 2-1 me Porton, ndërsa Dortmund të mbrojë në Signal Iduna Park suksesin në Andaluzi 2-3 ndaj Sevillas.

JUVENTUS – PORTO
Juventus rikthehet në Europë pas një përmbysje me Lazion që vlen për moralin, por për të përsëritur një mision të tillë kundër Portos që do të vijnë të mbrojnë 2-1 e arritur në Portugali duhet shumë më tepër. E ka të qartë Pirlo, që i kishte rezervuar pankinën Cristiano Ronaldos, pikërisht në funksion të kësaj ndeshje, edhe pse natyrisht të qenit jashtë fushe nuk është dicka që kapërcehet nga CR7. Ndoshta nervi që ka portugezi në këtë rast mund ti bëjë punë bardhezinjve, që duhet të shënojnë një gol pa pësuar për tu kualifikuar. Detyrë që Pirlo ia ka besuar tredhëmbëshit Chiesa-Ronaldo-Morata. Në mesfushë Rabiot e Arthur kanë rimarrë pozicionet e tyre, ndërsa Bentancur është me Covid. Dilemat e Pirlos janë në mbrojtje ku Bonucci është gati për të qenë krah De Ligt, në vend të Demiral. Sergio Conceicao ka sqaruar se në Torino nuk do të vijë vetëm për tu mbrojtur, por kjo pak rëndësi ka për Juven, që për të shpëtuar sezonin duhet të shënojë me cdo kusht.

BORUSSIA DORTMUND – SEVILLA
Detyrë më e thjeshtë për Borussia Dortmund, që do të presë tashmë në shtëpi Sevilla, pasi ka dalë fituese në Andaluzi 2-3. Një rezultat që premton surpriza, por Haaland e të tjerët janë gati të bëjnë një tjetër ndeshje të madhe. Pas humbjes me Bayern në kampionat, që praktikisht I ka lënë jashtë zonës europiane, verdhezinjtë kanë kthyer vëmendjen në Champions, ku rruga për në cerekfinale duket e hapur edhe në rast të një humbje me një gol diferencë, por me më pak se tre gola të shënuar nga spanjollët. E megjithatë gjermanët nuk duan tia lënë rastësisë në dorë, duke e patur të qartë se Sevilla është një skuadër vërtetë eksperte e Europa League, por di të bëjë mirë edhe në Champions.

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND OF 16
21:00 Borussia Dortmund ? – ? Sevilla (3-2)
21:00 Juventus ? – ? FC Porto (1-2)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *