• |
ide | kryesore

“Dhunë brutale seksuale”: vendimi i Apelit detyron Robinhon të paguajë 60 mijë euro shqiptares

-Instant, Sport

Gjykata e Apelit e Milanos bëri të ditur arsyet e dënimit i cili në dhjetor konfirmoi dënimet me 9 vjet burg për Robinho dhe një mikun e tij, Ricardo Falco, për dhunë seksuale në grup kundër një vajze shqiptare, e cila në atë kohë, në 2013, ishte 23 vjeçare. Lojtari, i cili në atë kohë luante për Milan dhe “bashkëpunëtorët” e tij treguan “përbuzje të veçantë” për “viktimën që u poshtërua barbarisht”.


Gjykata pranoi kërkesën e zëvendës prokurorit të Milanos Cuno Tarfusser për konfirmimin e dënimeve. Prokurori i përgjithshëm i cili kishte çmontuar në ndërhyrjen e tij katër këshillat teknike të prodhuara nga mbrojtja e Robinhos. “Situata e ilustruar – shkruajnë gjyqtarët – demonstron pa dyshim, sipas mendimit të Gjykatës, gjendjen e pavetëdijës totale të personit të dëmtuar”. Përballë “kushteve të mira ekonomike” të Robinhos – shkruan Gjykata – ai nuk kishte ndërmend të bënte asnjë ofertë për kompensim, gjë që, edhe në perspektivën mbrojtëse të mungeses së perceptimit për mospajtimin, mund të kishte gjetur hapësirë”.


Sipas hetimeve, braziliani dhe 4 bashkëpunëtorët e tij, në mbrëmjen e 22 janarit 2013, e bënë vajzën të pinte deri në pikën që humbi ndjenjat dhe më pas e përdhunuan atë në një gardërobë të një klubi nate në Milano, ku e reja kishte shkuar për të festuar ditëlindjen. Hipoteza e akuzës konfirmohet gjithashtu nga seksioni i parë penal i apelit. Të dy u dënuan gjithashtu të paguanin 60 mijë euro bashkërisht për viktimën, ndërsa Robinho, i cili nuk u arrestua kurrë për këtë çështje, mbetet në Brazil në pritje të një dënimi përfundimtar.

1 Comment

  1. Nese eshte shqipetare, prokuroria shqipetare duhet te filloje kauzen kunder robinhos dhe te kerkoje ekstradimin..Italianet nuk kane per ta arrestuar kurre..Mbase do fati dhe mbaron per ca vite ne nje burg shqipetare te provoje “urrejtjen” ndaj vajzes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu