• |
ide | kryesore

Dolën të gjithë të mërzitur/ Ç’ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PS-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbledhja e kryesisë e Partisë Socialiste ka qenë e tensionuar si asnjëherë tjetër. Edhe pse pjesa më e madhe e anëtarëve të kryesisë merrnin pjesë online për shkak të rregullave të pandemisë nuk kanë munguar edhe debatet.

Gazetarët që qëndronin në hollin e selisë rozë thanë se nga mbledhja ku u përcaktuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit kanë dalë të gjithë të mërzitur përveç ministrave Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi që u treguan të buzëqeshur para kamerave.

Lapsi.al mësoi se përplasjet më të forta janë shënuar për listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Shkodrës ku u la jashtë ish-ministri Ditmir Bushati. Mësohet se Rama i ka thënë këtij të fundit se “duhet që tashmë të punojë për partinë”, por Bushati ia ka kthyer duke i treguar për kontributet e tij në PS.

Të njëjtat burime thanë se jo pak debate ka pasur edhe për listën e Tiranës ku u ulën mjaft poshtë në listë emra të konsideruar si “senatorë” në Partinë Socialiste si Pandeli Majko në vendin e 19-të dhe Fatmir Xhafaj që u rendit i 23-ti. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Nuk e shoh dot kete qelbesire, por disa si Majko apo Xhafa etj etj qe duan patjeter te ngrohin per gjithe jeten ne parlament nuk mundemi me..Mendimi im eshte qe Parlamenti duhet te kete mandate max 4+4..Pastaj punoni derra..

    1. A e ke seriozisht?
      Pone USA apo ne Europe qe rrine nga 40 vjet e kusur??
      Nuk po merem me emrat konkret por parimisht je shume gabim.

  2. Lista e rames eshte lista e daljes ne opozite.Me emra qe nuk e kundershtojne.Sot po i leshon kryeministeine Bashes

  3. Lista e rames eshte lista e daljes ne opozite.Me emra qe nuk e kundershtojne.Sot po i leshon kryeministeine Bashes

  4. Te votosh G. Rucin eshte si te votosh gjen. Franco ne Spanje. Ju thafte dora e mendoja kush e voton kete kriminel te viteve ’90.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *