• |
ide | kryesore

Emërohet ministri i Jashtëm i Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Besnik Tahiri do të jetë ministri i ri i Jahtëm i Kosovës. Ai u emërua nga qeveria në detyrë pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt-Stubllës.

Lajmin u bë i ditur nga zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Dorëheqja e Stubllës vjen pas publikimit të një videoje në media, ku pretendohet se bashkëshorti i saj, Dardan Stublla, i ka blerë votat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *