• |
ide | kryesore

EMRAT/ Deputetët e opozitës që nuk dogjën mandatin, tani garojnë për PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste ka hapur dyert edhe për disa deputetë të opozitës që nuk dogjën mandatet apo nga ata që ishin poshtë listave të PD dhe LSI dhe që pranuan të uleshin në vendet bosh në Kuvend.

Kështu Lefter Koka i LSI do të garojë për PS-në në Durrës.

Në Fier garojnë për socialistët Nimet Musai dhe Robert Bitri që u futën në parlament si pjesë e LSI-së.
Në vendin e 10-të të listës së PS-së për qarkun e Elbasanit garon Enver Roshi që erdhi gjithashtu nga LSI.

Halit Valteri që në parlament ka bërë akuza të forta për PS-në tashmë është bërë pjesë e radhëve të kësaj force, në vendin e 35-të në Tiranë. Po në Tiranë, dy vende janë gjetur edhe për ish-deputetët e LSI-së Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi.

Në Korçë, nën siglën e socialistëve do të garojë edhe minoritari Vasil Sterjovski. Në Dibër kandidon për PS-në edhe ish-deputetja e LSI-së Aurora Mara. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ky Valteri kur e degjoje ne kuvend te mbushtte mendjen per nje opozitar te devotshem dhe me principe.Paska qene nje klloun i peshtire ,e kaloka ylberin sa hap e mbyll syte. Kjo ishte opozita parlamentare qe e mbajti gjalle parlamentin e kllouneve. TURP!

    1. Po cka te beje me BESEN SHQIPETARE ?! Kjo histori nejrezish qe sdine nga te shkojne per nje vend pune qofte kjo deputet apo kamarier ose emigrimin ! Cfar ti besh ! Histori e njeriut te ri socialist , thjesht te korruptueshem ! Ky eshte formimi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *