• |
ide | kryesore

Fiskalizimi, deri më tani janë lëshuar 50.302 fatura elektronike

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga nisja e procesit te Fiskalizimit deri më 7 Mars janë lëshuar 50. 302 fatura elektronike e-invoice dhe fatura me para në dorë për 1.057 tatimpagues.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për procesin e Fiskalizimit, i cili ka nisur më datë 1 Janar 2021, për të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike, ose ndryshe B2G, publikon çdo javë të dhënat e përditësuara për disa pika të këtij procesi.

Shifrat, të cilat do të publikohen në mënyrë periodike përfshijnë numrin e trajnimeve të zhvilluara apo numrin e subjekteve të trajnuara, numrin e faturave elektronike të lëshuara, takimet me shoqatat të ndryshme biznesi, kontabilistë, grupe të veçanta interesi etj.

Raportit përmbledhës për zhvillimin e Trajnimeve:
Deri më datë 07/03/2021, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të bëjë me dije se janë trajnuar 1252 Ente Publike, 11.716 subjekte si dhe 986 Kontabilistë, me një total trajnimesh prej 13.954.

Numri i faturave elektronike të lëshuara:
Deri më datë 07/03/2021 janë lëshuar 50. 302 fatura elektronike e-invoice dhe fatura me para në dorë për 1.057 tatimpagues. Nga kjo shifër, numri i faturave të lëshuara ndaj Enteve Publike është 3.295 ndërsa 316 është numri i faturave të lëshuara ndaj subjekteve private.

Përsa i përket vizitave në terren, të nisura që prej 1 Marsit, sipas njoftimit paraprak, ku bizneseve, i është vendosur në dispozicion çdo material dhe informacion të nevojshëm tatimpaguesve në lidhje me Fiskalizimin, janë këto shifra:

Vizita në biznesin e vogël, në total në të gjitha DRT janë kryer 909, ndërsa vizita në biznesin e madh 428, me një total prej 3.337 vizita të realizuara në javën e parë të muajit Mars.

Me qëllim qartësimin e tatimpaguesve, zgjidhjen e problematikave që ata mund të kenë edhe pas implementimit të Fiskalizimit, gjatë dy javëve të fundit janë organizuar takime me shoqata të ndryshme si Dhoma Italiane e Tregtisë, Shoqatat e Transportit, Urdhëri i Farmacistave dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor./ Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *