• |
ide | kryesore

Gjermania me trajner të ri pas 15 vjetwsh: Joachim Löw njofton largimin pas Europianit

-Instant, Sport



Joachim Löw do të largohet nga posti i tij si trajner i Gjermanisë pas Europianit. Kjo u njoftua nga Federata Gjermane në një deklaratë, duke shpjeguar se trajneri i ekipit kombëtar “ka kërkuar të ndërpresë kontratën e tij, e cila fillimisht ishte e vlefshme deri në Kupën e Botës 2022, menjëherë pas Kampionatit Evropian” të planifikuar për verën. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) “ra dakord”.

61-vjeçari Löw ka qenë në stafin e ekipit kombëtar gjerman që nga vera 2004, fillimisht si ndihmës i Jürgen Klinsmann dhe më pas si trajner, një rol që ai e mori në 1 Gusht 2006, pas zhgënjimit të Kupës së Botës në shtëpi. Trajneri e drejtoi Gjermaninë në titullin e katërt Kampion Bote në 2014, në Brazil, dhe në fitoren në Kupën e Konfederatave në 2017.

“Unë ende ndiej vullnet të pakushtëzuar, energjinë e madhe dhe ambicjen e madhe për Kampionatin Europian të ardhshëm. Unë do të bëj çmos për t’i bërë tifozët tanë të lumtur dhe fitues në këtë turne. E di se kjo vlen për të gjithë ekipin. Jam krenar, sepse është diçka shumë e veçantë dhe një nder për mua që të përfaqësoj vendin tim. Edhe sepse kam qenë në gjendje të punoj me futbollistët më të mirë në vend për gati 17 vjet dhe t’i mbështesja në zhvillimin e tyre. Kam arritur triumfe të mëdha dhe humbje të dhimbshme, por mbi të gjitha shumë momente të mrekullueshme dhe magjike, jo vetëm fitorja e Kupës së Botës 2014 në Brazil. Jam dhe do të mbetem mirënjohës i DFB, që gjithmonë më ka siguruar mua dhe ekipit një ambjent ideal pune, “tha Löw në deklaratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *