• |
ide | kryesore

Hakmarrja/ Ku “gabuan” Bushati, Majko, Xhafaj apo Kodheli

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Renditja e papërshtatshme apo eleminimet në listën e kandidatëve të PS-së për emra të njohur të politikës, sipas Ramës nuk duhet të shpjegohen me hatërmbetjet apo inatet e vjetra që ai ka me deputetët socialistë. Gjithsesi rreziku apo largimi i disave prej tyre nuk është rastësi. Në 4 vitet e fundit, në një parti ku nuk zhvillohen zgjedhje, ku nuk funksionojnë strukturat dhe ku mendimi ndryshe është herezi karrierat reduktohen tek marrëdhënia personale që secili vendos me kryetarin. Pikërisht për këtë, ia vlen të kujtohen situatat kur njëri apo tjetri kanë dalë nga rreshti duke provokuar pakënaqësinë e Edi Ramës.

Fatmir Xhafaj në vendin e 23-të në listë

Megjithëse u gjend në qendër të një furtune akuzash nga opozita për çështjen e të vëllait, Fatmir Xhafaj refuzoi të jepte dorëheqjen nga Ministria e Brendshme disa vite më parë. Në përgjigje të kërkesës që iu bë nga Rama për t’u larguar, në fund të mandatit të Xhafajt si ministër, u vu në zbatim një prej aksioneve më të forta policore, “Volvo 4”, që ishte zgjatim i dosjes hetimore 339.

Në këtë operacion u arrestua ish deputeti i PS, Arben Çuko, ish deputeti i PS Arben Ndoka dhe një prej personazheve të dosjes 339, Altin Avdyli, i cili kishte kontribute në fitoren e PS në Durrës. Pak para shkarkimit të Fatmir Xhafajt u fol edhe për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. Por nuk kaluan disa orë nga operacioni dhe Xhafaj u shkarkua.

Në një takim me socialistët e Lushnjës, kryeministri Rama foli për kufizimin e lirisë kur je në një parti dhe për njerëz që i gjuajnë shtëpisë me gurë. “Tani nuk je më e lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia”, u shpreh Rama duke iu referuar Fatmir Xhafajt.

I mllefosur me shkarkimin, Fatmir Xhafaj iu përgjigj flakë për flakë, duke e shënjestruar Ramën si njeri të lig, të cilin ai e neveriste. “Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo” – u shpreh Xhafaj.

Pandeli Majko, numri 19 në listë

Preteksti i Pandeli Majkos për heshtjen pas prishjes së Teatrit Kombëtar është emblematik dhe frymëzoi meme pa fund. Arsyeja që ai dha ishte se “Duke mos vajtur te dentist qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirugjikale në zonën e gojës dhe në atë kohë që kasha qejf të flisja nuk fola kështu që tani është e kotë. Ç’kisha për të thënë, e kam thënë”.

Por më herët, Majko e kishte dhënë qëndrimin e tij duke mos e votuar ligjin që kaloi në parlament me 74 vota dhe për të cilin socialistët kishin përballë jo vetëm opozitën, por edhe opinionin publik. Mazhoranca e votoi tre herë ligjin në Parlament dhe po kaq i vendosur në qëndrimin e tij, ishte Ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

IMG_5095
Megjithëse kolegët e tij votuan pro shembjes së Teatrit Kombëtar, Ministri Majko, nuk mori pjesë në votim dhe u largua në mënyrë demonstrative nga salla pas një debati me kryeministrin Rama, debat i cili u kap edhe nga kamerat e pranishme në seance dhe që mund të shihet këtu.

Mimi Kodheli, në vendin e 21

Shkaqet e ftohjes mes Mimi Kodhelit dhe Ramës mund të konsiderohen një mister. Që pas shkarkimit si Ministre e Mbrojtjes u pa se marrëdhënia mes të dyve nuk ishte ajo e mëparshmja. Megjithatë Kodheli nuk ka guxuar asnjëherë të shprehet kundër vendimeve të qeverisë, kundër ligjeve që Rama ka sjellë në parlament, apo kundër zgjedhjeve që ka bërë kryetari në parti. I vetmi rast kur ajo guxoi të dalë nga rreshti ishte kur votoi kundër ndryshimeve në qeveri në dhjetor të vitit të kaluar.

Por menjëherë pas kësaj, Kodheli u shpjegua me një pretekst qesharak për qëndrimin e saj. Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme u shpreh se kishte votuar kundër ndryshimeve në qeveri pasi nuk kishte vendosur syzet dhe kishte bërë një lapsus.

“Ka qenë në një lapsus, jam në një moshë që kam nevojë për syze, dhe në atë moment nuk i kam pasur syzet ndaj ndodhi ky lapsus. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morën. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”, tha Kodheli në një prononcim në emisionin “Open”.

Në seancën parlamentare, u votua emërimi i Blendi Çuçit, Minister i Brendshëm, një post për të cilin ishte përfolur edhe emri i Kodhelit.

Ditmir Bushati, i larguar nga lista e kandidaturave

Një nga momentet kyçe kur Bushati iu kundërvu Ramës ishte për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë e ka kundërshtuar fort “korrigjimin e kufijve”, duke e quajtur një ide të promovuar nga forca të prapambetura në Serbi. Vetë Rama e ka pranuar se me Bushatin ka pasur debate të gjata në lidhje me këtë çështje, për të cilën nuk e gjetën asnjëherë gjuhën e përbashkët. Kjo mendohet se ishte edhe çështja që u bë shkak për largimin e Ditmir Bushatit nga qeveria.

Por, ndryshe nga kolegët e tij që e kishin kuptuar tashmë se PS e drejtuar nga Rama ishte shndërruar në një kazermë, Ditmir Bushati zgjodhi rrugën tjetër, atë të denoncimit dhe të thënies të disa të vërtetave që të gjithë i dinë në parti, por që askush nuk guxon t’i thotë. Pikërisht për këtë mosbindja e tij me Ramën nuk është episodike. Bushati zgjodhi të denoncojë marrëdhënien e ngushtë të Ramës me oligarkinë dhe këtë e bëri nga foltorja e parlamentit.

“Çfarë duam të bëjmë, një realitet si Dhërmiu dhe Palasa? Nuk i kuptojmë ne gabimet tona? Ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga, energjia dhe uji? Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelën çdo biznesmeni të ndershëm shqiptar, por ne duhet të ndahemi me oligarkinë”, është shprehur Bushati në parlament.

Më pas denoncoi marrëdhëniet e Ramës me krimin, që sipas tij kryesocialisti e kishte kthyer në një model. Deklaratat e tij u bënë pas largimit të Valdrin Pjetrit si kandidat për Bashkinë e Shkodrës.

“Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit por mendoj se në Shkodër ka dështuar modeli ynë. Një qytet i cili i ka rezistuar komunizmit, i ka rezistuar pushimeve të ndryshme, e ka mposhtur frikën qoftë përmes pentagramit apo humorit të hollë, sot nuk i nënshtrohet dot krimit, influencës së krimit. Qoftë edhe kur kjo influencë mund të vijë përmes politikës. Në rast se nuk adresojmë rrënjët e këtij fenomeni bëjmë gabim të merremi me kandidatin. Ne duhet të adresojmë rrënjët e këtij fenomeni. Duhet t’i bëjmë pyetjen vetes pse në tryezat tona u kthyen njerëz të cilët, partnerët tanë strategjikë, SHBA, i konsiderojnë si të papërshtatshëm. Çdo gjë tjetër është pasojë e këtij fenomeni”, është shprehur Bushati.©Lapsi.al

 

 



20 Comments

  1. Më në fund, ka dalë edhe ajo që pritej, dhe që dihej si do të ishte, lista e Partisë Demokratike. E gjitha e mbushur me ofiqarë, pashallarë dhe gërdecarë, e gjitha e stisur me taksidarë dhe zullumqarë, dhe fare pak, tek-tuk ndonjë qyqarë. Kjo pra ishte ajo që baza e asaj partie ? E një partie të kapur dhe të molepsur nga njeriu që veç përgjumjes së zakonshme, po luan kumar edhe me fatet e një force politike, e cila nuk është as e tij, dhe as e “senatorit të përjetshëm” që kërkon medoemos të jetë në Parlament edhe pas 30 vitesh. Një njollë e shtuar turpi për lidershipin e asaj partie, një shans më tepër për një fitore shumë të thellë dhe shumë bindëse për Edi Ramën. Ata që deri mesnatën e të hënës besuan se “Lulzimi kësaj here do të mbushë listat me emra dinjitozë” u zhgënjyen, u pezmatuan, dhe nisën të derdhin mllefin e tyre në rrjetet sociale dhe në celularin e kryetarit

    1. Ha e forta eshte se edhe gjitha gazetat Gazetaret dhe Analistat me Pd dhe LSI flasin veq per listate dhe kandidatet e Rames edhe pse Ka 8 viteve ne pushtet Rama ja arriti te krijone lajme dhe debate…. Kurse Lulzim Basha dhe Sali Berisha kane 8 vjet ne opozite dhe nuk flet njeri per ta as per kandidatet e tyre koj nuk eshte pare as degjue as nje here me pare … Dhe kjo Ka nje arsye se pse keta njerze i kemi pare dhe provide 2009-2013 prandaj Bushati Armandi Kan ngel pa fjsle

  2. Nga c’bodrum i PS-se ke dale o i mjere ? Kujton se populli do ta duroje pafundesisht KM-ne e

    rilindjen e tij t’i shtypi, ti vjedhi, t’i talli e ti largoje nga atedheu? Ai qe u lind te vitin 1998 kur

    u be Rama minister e nuk i zbriti pushtetit e perfitimeve deri tani, sot eshte 21 vjec do te rrije e te

    plaket nen sundimin e tije?

  3. I paska fitu dy sufllaqet sot ky i ores 18,13,ke mundesi te marresh dhe shperblim nga Palikari KM, ketij i thone ja gomari ,ky ngre koken larte,jo o shoku gomarin e keni mes jush bile e ka shume per qejf kur e therrasin gomar dhe dihet gomari gomarlleqe bene ,ky vend nuk ka nevoj per udheheqes gomar o sufllaqe ,suksese ne jete

  4. Hajt rruga e mbare e ne P.S shkofshin te gjithe keta e shoket e tyre, se komuniste ose bij e bija komunistesh jane. Ata na qeverisen keto 8 vjet, wesh e ngjesh Rama por populli e hengri, 8 vjet u qeveris nga komunistet

  5. Pirdh o pirdh.
    Shumica qe shkruajn ketu o jetojn jasht shtetit o sekan iden se cfar po ndodh ne teren. I ka plotesuar i gjati me kohe mandatet, lsi nuk egziston me. E ka shkrir ketu e 2 vjet para, duke ia gerryer elektoratin avash avash.
    Jan ber llogarit o njerez. E njoh shume mire mekanizmin elektoral te ps. I shoh per dite dhe jan te qet. Kan filluar qe tani e po diskutojne per vende drejtoresh.
    Ish lsi-stat po vrapojn kush te fus hundet.
    Kuto do jemi e do me kujtoni.

  6. Kanë gabuar që zgjodhën Ramën kryetar të Ps.Ai tani është i plot fuqishëm dhe spyet as për rregulla partie dhe për ata që kanë pëshpëritur ndonjë fjalë.Kanë kabuar që su ngritën dhe se bllokuan duke parë çfarë po bënte.Dhe tani kanë pretendime.Edi Rama është aq delirant që dhe po ta shohësh pak të thotë pse më shef ashtu si rrugaç e jo ti bësh noi “kritikë”!!!

    1. Jo nuk quhet gabim, quhet krim që antarët e PS, analistët e gazetarët të promovojnë një hajdut langaraq si edvini.

  7. Çlirim Peka, që deri para disa vitesh punonte nëpër furrikë të quajtur TV, është revoltuar me Edi Ramën, i cili thotë se është produkt i gazetarëve, mes të cilëve përfshin edhe veten, edhe pse kur ka hyrë Rama në politikë, Pekën se njihnin as në fshatin e vet, e jo më të promovonte Edi Ramën.Nuk meret pushteti me disa shpellkare të dale nga byrektorja e pd ne katin e dyte,nuk jane të verteta ato qe shkruan Ai me lart,merini me cfare shkruan dhe mos beni si salihu o të paudhe

  8. Vetë PD nxiton kur ka si qëllim të bëjë ndonjë të keqe për vendin; dhe ndalon shpejtësinë në kohën kur vendit i duhet shpejtësi. U shpejtua për në Konferencën Islamike në vitin 1992, por i vuri shulin derës së OSBE dhe Amerikës. U nxitua për të dalë sa më shpejt nga Parlamenti në vitin 2019, por vuri gjithë pengesat kundër Reformës në Drejtësi dhe Amerikës. Dhjetë vjet më parë, në vitin 2009, PD u nxitua që të merrte zvarrë popullin e vet drejt qendrave të votimit në favor të 17 kullave që po ngriheshin nga dhëndëri i ish- kryeministrit në kompleksin Partizani me 150 milionë euro përfitim…Po të mos fitonte PD, kullat nuk bëheshin…. Pasi u mor malli, aty u ndal shpejtësia: U shkarkuan gjeneralët, u shty presidenti i vjetër, u kap presidenti i ri, u firmosën letrat, u krye krimi…, ja kjo ishte shpejtësia. Në gjithë jetën PD ka punuar për mirëqenien e liderit…

  9. Nuk gabuan askund, nuk kane bere asnje dite dizidence kunder Rames. U hoqen se jane kercenim per Veliajn.
    Rama planifikon qe grupi parlamentar ne opozite i PS ti bindet plotesisht Veliajt dhe ta konfirmoje si kryetar te ri.

  10. Xhafa ka 40 vjet qe e mjel shtetin dhe prap nuk kenaqet .Pse?
    Xhafa eshte servili me i madh i numrit 1 te cdo gjeje,egoist dhe hipokrit u gjet i papergatur nga kjo goditje.
    Xhafa me gjithe keta te tjeret,Majko,Kodheli,Bushati e te tjere, i kishte te te gjitha mindesite ta hidhte nokaut Ramen.Por pushteti eshte i embel.
    Do te ishte me mire te rrinin ne shtepi dhe Rama i peshtyn mbas murit keta te tjeret.
    Lufta brenda llojit eshte me forte se sa jashte.Puci eshte arma qe keta e dine mjaft mire.Lepije dhe shaje.
    Ta gezoni .

  11. Anëtarët e kryesisë së PD në Vlorë, thanë pas mbledhjes se Leskaj e ka dhënë dorëheqjen që dje. Ndërkohë selia blu e mohon një gjë të tillë. Burimet nga PD Vlorë bëjne me dije se Leskaj pretendon qe Basha ka shitur te gjithe vendet per deputet ne Vlore dhe ai ka mbetur vetem i pari i qarkut pa asnje vlonjat tjeter ne liste. Per kete arsye eshte dorehequr.

  12. Predhat ishin gjithandej. Atë ditë, në punishte ishin në gjendje, mbi 6 mijë ton municione. Kështu nisi zinxhiri i shpërthimeve.

    Predhat fluturuan me kilometra përreth kraterit.

    26 persona, burra, gra e fëmijë humbën jetën. Mbi 300 u plagosën. Rreth 6000 banesa u rrënuan. Rrezja goditëse u shtri përtej Vorës.Miu te kiu i haleve te salihut ne lalez ti beson cfare te thote elona meco e salih karaxhic berisha se të ushqej me corbe e byrek nga byrektorja e pd

  13. Fakt është që përplasja e madhe ka ndodhur dhe vetë Leskaj ka fikur telefonin dhe nuk përgjigjet.

    Në një situatë të tillë, ai që duhet të reagojë është pikërisht Leskaj, se ai ka dhënë dorëheqjen, jo PD, e cila për çdo gjë ia hedh fajin Edi Ramës.

    Tani nuk dihet se si do të shkojë situata dhe nuk është çudi që Leskaj të bëjë edhe një prapaktheu në vendimin e tij, duke parë presionin e madh që po i bëhet.

    Se jo më kot i çuan një njeri si Agron Kuliçi, që në një raport të Ambasadës amerikane thuhet se bashkëpunonte me kriminelë të tipit si Dritan Dajti

  14. Ku gabuan Bushati and Co. tani ashtu si Blushi para tyre?
    Sepse nuk kuptuan se Rilindja nuk eshte per vlera qytetare dhe per intelektuale!

    Rilindja nuk pranon dot qytetari se eshte streha e Katunarise tipit Balla, e Servilizmit tipit Spirop…i, e Malokhaneve te tipit Manja, Qefalia, Nikolla, Kajmaku, Val Pjerdhi apo tjereve
    …si Frroku, Prenga, Ndoka, me precedent penal, keta…Ligjvenes te Rilindjes!
    Kjo pra eshte Rilindja, qytetaret duhet ta kene kuptuar tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *