• |
ide | kryesore

Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle, emisioni më i shikuar deri më tani

-Instant, Paparazzi, Slider



Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey ka tërhequr shifra të larta shikimesh në ITV, pas një ‘lufte’ ofertash me transmetuesit rivalë.

Më shumë se 11.3 milionë njerëz u bashkuan për të parë Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it duke i hedhur të gjitha në ‘tryezë’ me mbretëreshën e televizionit.

Shifrat e bëjnë programin dy orësh special, e po ashtu edhe programin më të shikuar të vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë bisedës së sinqertë, Meghan dhe Harry bënë akuza për racizëm brenda Familjes Mbretërore dhe pretenduan se ishin injoruar kur edhe po flisnin për shëndetin mendor.

Meghan zbuloi se gjersa ishte shtatzënë me foshnjën Archie, ajo donte të bënte vetëvrasje pasi akuzohej për ngjyrën e lëkurës së fëmijës së saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *