• |
ide | kryesore

Listat/ Çfarë fsheh ‘skuadra’ e Rilindjes në Durrës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



I bindur se do e ketë shumë të vështirë për të arritur një rezultat si ai i katër viteve me parë, që e arriti falë binomit Dako- Avdylaj, Edi Rama i është tikthyer praktikave më të këqia të rilindjes në Durrës. Në kushtet kur edhe sondazhet më të favorshme për të nuk i japin dot 8 mandatet që “fitoi” në 2017 në këtë qark, kryeministri e ka mbushur listën me njerëz të lidhur me botën e krimit. Madje i ka vënë ata edhe në vende të sigurta të gjithë përpara pozicionit të tetë ku ka renditur veten.

Po të shikohet me kujdes, në listën me 15 emra numrin 3 e mban Jurgis Çyrbja, emri i të cilit është përmendur për lidhje me bandën e Shullazit. Deputeti që dikur punonte në hipotekë u kap në përgjime duke folur me Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit të cilët kishin gati planin e grabitjes së hotel Vollgës. 

Kur një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja mori në telefon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, i tha Çyrbja-Gilmando Danit në përgjime. 

Dy vende më poshtë, me numrin 5 renditet Ilir Ndraxhi shërbëtori i bandës së Avdylajve. Në përgjimet e botuara nga gjermania BILD dëgjohej grupi kriminal i Avdylajve lobonte për të zgjedhur deputet atë që e ka ndryshuar mbiemrin nga Nraxhi në Ndraxhi. 

Në përgjime, Astrit Avdylaj i tregon kryebashkiakut të Shijakut, Ardian Kokomani sesi do të takohen me Ilir Ndraxhin dhe me Vangjush Dakon për të përfunduar kandidimin e Ndraxhit në listën e PS, pasi ai ka mbështetjen e tyre.

Me numrin 6 renditet Rahman Raja i cili së fundi po hetohet nga SPAK për të parë nëse fsheh paratë e trafikut të  drogës ku ishin të përfshirë dy nipërit e tij Ramazan Rraja dhe Fjoralb Rraja, të arrestuar në Belgjikë.

Emri i padëgjuar në kuvend i Rahman Rajës u bë i njohur si babai i Rexhep Rrajës, djalit u arrestua për dhunimin e ish të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Në atë kohë u dëshmua se me anë të influencës së tij politike dhe bashkëpunimit me banditë Rahman Rahja nuk e lejonte policinë dhe prokurorinë të bënin drejtësi. Por si për çdo rilindas edhe ky skandal u harrua sepse Rahja duhej ti shërbente sërish rilindjes me arsenalin e tij të njohur.

Me numrin 7 renditet deputeti i fituar në tregun politik nga LSI-a, ish ministri i mjedisit, Lefter Koka.

Entretien de l'IBNA avec le ministre de l'Environnement d'Albanie, Lefter Koka

Ndonëse në një vend të pasigurtë, pasi Rama mund ta thyejë listën duke u renditur vetë i pari falë votimit të hapur, duke bërë që Koka të renditet i teti duke e humbur mandatin, ai vjen në këtë “skuadër” si bashkëprotagonist përkrah kryeministrit në aferën milionëshe të inceneratorëve. Koka, që u bë nismëtari i një procedure që prodhoi 14 vendime qeverie brenda ditës, që kërkoi fillimisht bonus në tender pasi koncesioni nuk do financohej me para publike (më vonë inceneratorët gllabëruan miliona nga buxheti) mendohet që bagazhin që ka trashëguar nga kjo aferë ta vërë në dispozicion të zgjedhjeve në Durrës.

Direkt pas këtyre personazheve renditet formalisht Rama, i cili si të vetmen armë për të zëvendësuar dyshen Dako Avdylaj ka zgjedhur të paraqesë këtë listë në Durrës.

©Lapsi.al



15 Comments

    1. Po mer po, relativizojeni.
      Ato jane te skeduar nga nderkombetaret, te cilet kane sjell dhe dosjet ne SPAK, se te ishte per Ramen jane pararoja intelektuale dhe reformiste.

      Mbreti ka dal lakuriq dhe po ja tund para spakistave dhe karagjozeve te ambasadave.

      Te gjithe perfaqesuesit dhe benjaminet e grupeve kriminale i ka vene kandidat ne vende te sigurta. Kjo tregon synimin per te vjedh dhe manipulu zgjedhjet me cdo kusht.

      Nderkohe i mban dhe si plan i dyte, duke qene se Rama nuk del kurre i 8, do detyroje te 4 qe te japin dorheqjen ne emer te dekriminalizimit per te nxjerre veten deputet por duke sakrifikuar integrimin ne BE.

    2. Tamam, nje pjese te mire te ketyre qe jan shkruajtur i ka thene lapsi e media te tjera te opozites e askush tjeter e sot i rimarrin si te mireqena

  1. Më në fund, ka dalë edhe ajo që pritej, dhe që dihej si do të ishte, lista e Partisë Demokratike. E gjitha e mbushur me ofiqarë, pashallarë dhe gërdecarë, e gjitha e stisur me taksidarë dhe zullumqarë, dhe fare pak, tek-tuk ndonjë qyqarë. Kjo pra ishte ajo që baza e asaj partie ? E një partie të kapur dhe të molepsur nga njeriu që veç përgjumjes së zakonshme, po luan kumar edhe me fatet e një force politike, e cila nuk është as e tij, dhe as e “senatorit të përjetshëm” që kërkon medoemos të jetë në Parlament edhe pas 30 vitesh. Një njollë e shtuar turpi për lidershipin e asaj partie, një shans më tepër për një fitore shumë të thellë dhe shumë bindëse për Edi Ramën. Ata që deri mesnatën e të hënës besuan se “Lulzimi kësaj here do të mbushë listat me emra dinjitozë” u zhgënjyen, u pezmatuan, dhe nisën të derdhin mllefin e tyre në rrjetet sociale dhe në celularin e kryetarit.po mziu i pd qe eshte ne gjygj per shami kuqen do te thete gje per ju shpellkare

    1. Po na gjej qoftë edhe një kandidat të vetëm për deputet të PD, që ka pasur lidhje me grupet kriminale të trafikantëve të drogës e prostitucionit apo që të ketë ndonjë akuzë për ndonjë vepër korrupsioni ?
      Sipas teje kandidatët për deputetë të PD na qenkan, “ofiqarë, pashallarë e gërdecarë” e akuza më e madhe për liderin e PD qenka se ai e ka emrini Lulzim e ti mund tja shtrembërosh në “Lulzime” veëm se ky është stili i karagjozit dymetrosh për të sulmuar kundërshtarët politikë.
      Shkrimi ka gjetur të analizojë kandidatët e qarkut të Durrësit.
      Mere listën e PS për qarkun e Durrësit e krahasoje me listën e PD duke ju referuar fakteve e ngjarjeve.
      Nise nga i pari, Edi Rama e për të na bindur se është një lider normal, mjafton të shohësh një foto të tij veshur me brekushe të bardha si turk, e me xhaketë me mbishkrime në kurriz si hipi.
      A ke parë ndonjë kryeministër në Europë që të dalë si klloun në publik siç bën gjithmonë Rama ?

  2. This is the “Dream Team” . Edhe Narcos ne Kolumbi apo Meksike kur vene ndonje nuk dalin ashiqare kaq hapur. Rilindja se rrun fare.

  3. Mund t ekete shume te tille edhe ne listat e tjera. Mos harrojme qe keto personazhe u njohen pas zgjedhjeve me kontributin e Jozefina Topallit. Duke qene se sistemi ka ndryshuar nuk eshte cudi qe te jene strehuar kriminele nga fundi i listave qe sic dihet do bejne presion me arme e pare per te dale siper.

  4. Çlirim Peka, që deri para disa vitesh punonte nëpër furrikë të quajtur TV, është revoltuar me Edi Ramën, i cili thotë se është produkt i gazetarëve, mes të cilëve përfshin edhe veten, edhe pse kur ka hyrë Rama në politikë, Pekën se njihnin as në fshatin e vet, e jo më të promovonte Edi Ramën.

  5. Anëtarët e kryesisë së PD në Vlorë, thanë pas mbledhjes se Leskaj e ka dhënë dorëheqjen që dje. Ndërkohë selia blu e mohon një gjë të tillë. Burimet nga PD Vlorë bëjne me dije se Leskaj pretendon qe Basha ka shitur te gjithe vendet per deputet ne Vlore dhe ai ka mbetur vetem i pari i qarkut pa asnje vlonjat tjeter ne liste. Per kete arsye eshte dorehequr.

  6. Përse mereni me lajme të sajuara për Bujar Leskën në Vlorë e nuk mereni me historitë skandaloze të bashkisë së këtij qyteti ?
    Përse nuk mereni me faktin se dje janë arrestuar nga prokuroria italiane në Vlorë 5 persona trafikantë droge , pjesë e një bande prej 55 trafikantësh, ku gjysma, 27 veta janë shqiptarë ?
    A nuk është domethënës fakti se pikërisht në dy qytetet Vlorë e Durrës ku ka “lulëzuar” kriminaliteti i bandave mafioze, kandidon Edi Rama e në Elbasan ku pushtetin e kanë bandat mafioze, kandidon numuri dy i PS, Taulant Balla ?
    Përse kandidojnë këta të dy në këto qytete ?
    Vetëm se atje shpresojnë që me ndihmën e bandave mund të sigurojnë më shumë vota.

  7. Fakt është që përplasja e madhe ka ndodhur dhe vetë Leskaj ka fikur telefonin dhe nuk përgjigjet.

    Në një situatë të tillë, ai që duhet të reagojë është pikërisht Leskaj, se ai ka dhënë dorëheqjen, jo PD, e cila për çdo gjë ia hedh fajin Edi Ramës.

    Tani nuk dihet se si do të shkojë situata dhe nuk është çudi që Leskaj të bëjë edhe një prapaktheu në vendimin e tij, duke parë presionin e madh që po i bëhet.

    Se jo më kot i çuan një njeri si Agron Kuliçi, që në një raport të Ambasadës amerikane thuhet se bashkëpunonte me kriminelë të tipit si Dritan Dajti,po padroni i trustit te geshtenjave qe eshte i pesti ne tirone pse nuk flet mor byrektorist shpellkare,nje klan me antare të krimiel serb ku kapo i klanit quhet salih karaxhic berisha

  8. ky rraja ska ludhje me deputetin(dhe spo merremas me nipat e as me te birin)
    ky thjeshte nuk ka lidhje ,se kam degjuar njehere te flase ,te propozoje dicka ….zero
    ne gjurmet e mhill fufit dhe tom doshit …memecet e parlamentit qe ngrene kartonat kur i duhen partive …

  9. Po shikoj listat e qarkut Elb.Ajo qe bie ne sy eshte se do te behet lufte e forte dhe ne fund serish Basha do dali rru e qethur mgjth eshte qarku me i varfer me me pak investime nga qeveria (se te jete per kete koqen e bashkise ka marre fund.Ketij kryetarit jepi 2 dopio te marri nje kenge se ate di te bej ) Lufta do behet e forte per blerje votash.Shikoni javen e fundit dhe sidomos 2 ditet e fundit cfare do te ndodhe.
    Ne listen e PS shoh te gjithe njerezit e Qazim Don Korleone Sejdinit. Fillo nga Evis Kushi,Klevis Xhoxhi,Santi qe ka 8 vjet drejtoresh spitali dhe ato qe ka marr do ti hedhe ne fushate,Spaho.
    Luan Duzha qe u be deputet me 2013 duke blere vota ne Cerrik dhe fshatrat perreth me PR.Pastaj kaloi me LSI dhe ne fund me PS.
    Figure e frikshme eshte Hasalla i Peqinit, dhender ne familjen Rakipi.Ish deputeti qe njihet nga te gjithe ne qark por qe per cudi organet ligjzbatuese vendase dhe ketu e kam fjalen per Shikun nuk e njihkan ka lene ne liste te PS dhendrin.Qifi qe nga 91 ka zgjedhur deputetet ne Peqin dhe qe me 2013 tha pse mos te zgjidhem vete.E kuptoni cfare i kane bere votes PDIU me 2017 me 29 000 vota ne qarkun e Elb me lejen e Rames nderkohe qe asnje nuk ka folur qofte dhe analistet apo deputetet e PD dhe te LSI.
    Ne fund embelsira Tao Tao super i korruptuar.Ka filluar te bej presion dhe mbledhe kartat neper institucione qe tani.Personi qe luan te gjithe fijet e krimit ne qarkun e Elb.Njeriu I paskrupullt qe ne hijen e Rames vendos dhe per te futur ne pune 1 pastruese te thjeshte.
    Me e frikshmja eshte se ne Elb banda e Partise mund te beje c’te doje dhe askush nuk e ndalon.Eshte banda qe kreun e ka ne Dubai dhe kontrollon tregun agroushqimor dhe ku nuk u futen dot policet per kontrol, qe per te keqen e tyre u larguan nga detyra. Aty shkoi dhe furgoni I Task Forces per te kryer detyren por iu dhane inspektoreve nje dajak dhe i moren peng dhe furgonin .Kjo bande godet cdo person te kampit opozitar sidomos te LSI.Zgjedhjet e kaluara ishin ne krahe te Ps dhe PDIU.Diten e votimeve ia rrahen dhe shoqeruesit Mones qe I kishte dhene Iliri me vehte dhe si preku kush.Ato kane karta bianka ne shitjen e kokaines.
    Sot paska ardhe dhe e nderuara zonja ambasadore e USA.Te lutem znj ambasadore na bej nje nder kerko llogari tek organet tona ligjzbatuese qe te pakten ne qe as e shesim e as e blejme voten te votojme te lire e pa presione dhe qe vota jone te numerohet sic duhet.Keni aq force besoj qe ne qarkun e Elb te qendroni me afer dhe te ushtroni presion qe te zbatohet si duhet ligji.
    Ne krahun e PD shoh Dashnorin e Kobures qe futej ne stadium per te goditur lojtaret kundershtar dhe arbitrat si dhe Zheni Bebin super e korruptuar si mjeke.Shoh Gen Isain 1 x 2 qe nuk e di por jam I sigurte qe edhe per zgjedhjen e vet si deputet do te vej bast. E mori me qafe Rama me heqjen e basteve. Keto te tjeret spo i llogaris
    Ke LSI shof MonaLizen qe nga ana e saj po kerkon ndihme ke banda tjeter qe rri te hotel Univers, por qe pret te ndryshohet mazhoranca qe te jete ajo dominuese perseri.Shof Skuren qe dikur ishte krahu I djathte I Tao ne Lb dhe qe ndante placken me te por kur plasi era u largua prandaj ky Sokoli sot e ka dhe personale me Taon.Shoh Riren e Prrenjasit qe ishte e korruptuar qe kur ishte pedagoge dhe qe ne bashkepunim me te tjeret kerkonin 500 000 leke per dipllomimin. Leket qe ka bere si kryebashkiake do ti hedhe ne fushate.Shoh kete te afermin e Dashit te rrugeve qe u be kryebashkiak i Cerrikut.Dashamiri vete nuk kandidon dot prandaj do bej gjithcka ne blerjen e votave ne Cerrik dhe fshatrat perqark bashke me ish drejtoret e LSI qe banojne ne Cerrik.
    Me e bukura do te jete aty ku do te numerohen votat.Mjafton te shohesh numeruesit dhe te fortet qe qendrojne pas tyre ne pallatin e sportit apo palestra dhe do te shikoni 10 001 vite burg te marra se bashku
    Per ta mbyllur nese edhe kete here do te kete votime ashtu si dhe me 2013 apo 2017 ne qarkun e Elb do te me vije keq per Rudina Hajdarin qe me te vertete beson se do te kete zgjedhje te lira e te ndershme si dhe partite e tjera te vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *