• |
ide | kryesore

Musa Ulqini flet pas lënies jashtë listave/ Falënderon të gjithë, por jo Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Musa Ulqini ishte ndër 20 deputetët që nuk u rikandiduan për deputetë në Partinë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Në një reagim të gjatë që ka bërë në rrjetet sociale, Ulqini flet për Dumrenë, zonën e tij elektorale në qarkun e Elbasanit, falënderon bashkëpunëtorët, por në asnjë moment nuk përmend Edi Ramën. Ai u zëvendësua nga Shkëlqim Bullari, një sipërmarrës i cili doli nga programi i Partisë Socialiste, “Deputeti që duam”.

Deklarata e Ulqinit

Të nderuar miq, qytetarë të Belshit

Siç u bë e ditur mbrëmë, unë nuk do të jem më përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Shqipërisë. Kam qenë i nderuar që kam përfaqësuar në dy mandate radhazi banorët e një zone të mrekullueshme si Dumreja. Them e mrekullueshme, jo vetëm për bukuritë e pashoqe natyrore me 84 liqenet karakteristike, por në radhë të parë për qytetarinë e njerëzve të urtë e punëtorë të kësaj zone. Së bashku punuam fort për ta ndryshuar e kthyer Dumrenë siç është sot, një aset i mirëfilltë turistik, që është edhe një e mirë e madhe për banorët e saj. Përballuam së bashku pasojat e tërmetit të marsit 2014, të shtatorit e nëntorit 2019 si dhe u angazhuam fort në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Covid. Së bashku kemi zhvilluar fushatat elektorale të viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, të cilat ishin modele të komunikimit qytetar, larg konfliktualitetit.

Sot është dita të falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi politik në këto dy mandate. E kam të pamundur të përmend të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve në këtë rrugëtim, sepse ata janë të shumtë, por dua të theksoj se pa kontributin qytetar dhe angazhimin e socialistëve të Dumresë, pa përkushtimin e ekipit të mrekullueshëm të bashkisë së re të Belshit e kryetarit të saj Arif Tafani, pa mbështetjen e përhershme të të gjithë institucioneve shtetërore të angazhuara në këto ndryshime të qeverisë Rama, ndryshimet e jetësuara në të gjitha fushat e jetës në Dumre, nuk do të ishin këto që janë sot.

Unë tashmë largohem politikisht nga Dumreja, por jo shpirtërisht. Ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe socialistëve të Belshit suksese në zgjedhjet e 25 Prillit.



4 Comments

  1. Ky eshte nje nga njerzit me fanatike te Partise se Punes, nje vegel e verber e saj dhe nje nga gazetaret me negative te Zerit te Popullit ne fillim te viteve 1990 kundra demokracise… Mos harro te marresh edhe shoket e tu me vete!

  2. Populli te Dumrese do ti vije shume keq qe Musai nuk do te jet me deputet.
    Populli Dumrese do ta beje Musain qytetar nderi te Dumrese.
    Presidenti Meta do ti japi nje nga ato llamarinat me motivacione skrapari.
    Musa fillimit i vjen fundi,Mbani Ramen se ju duhet akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *