• |
ide | kryesore

Reagon PD: E vërteta e lajmit për dorëheqjen e Bujar Leskajt në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e kësaj të hëne ka pasur një mbledhje të kryesisë dhe kandidatëve për deputetë të qarkut të Vlorës.

Në disa media qarkulloi lajmi se për shkak të debateve në mbledhje ka dhënë dorëheqjen kreu i kësaj liste Bujar Leskaj, por kjo mohohet nga Partia Demokratike.

“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlorë, Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë” – thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Dorëheqjen e Leskajt e mohoi edhe zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa që ishte e pranishme në mbledhje dhe që ndodhet e dyta në listën e deputetëve. Zhupa u tha medieve se ka pasur diskutime, por nuk bëhet fjalë për dorëheqje. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Diversioni i zakonshem i Baton Haxhiut. Goditje nen brez, e vetmja gje qe eshte i afte te beje Batoni se bashku me Ramen.

  2. Po sikur krismat te jen te verteta..
    Ca do na thoni? Apo pastaj del dezertor i flliqur i shitur dhe beri mire qe u largua.

  3. Predhat ishin gjithandej. Atë ditë, në punishte ishin në gjendje, mbi 6 mijë ton municione. Kështu nisi zinxhiri i shpërthimeve.

    Predhat fluturuan me kilometra përreth kraterit.

    26 persona, burra, gra e fëmijë humbën jetën. Mbi 300 u plagosën. Rreth 6000 banesa u rrënuan. Rrezja goditëse u shtri përtej Vorës.po agron kulicaj kush e dergoi dhe per cfare e dergoi Ai krimineli,pse nuk flet vete lulzimja,kush po e kercenon tani bujar kesaj

    1. Duke postuar këtë fragment alla Mero Baze, a i ke bërë pyetje vetes se çfarë interesi kishte Partia demokratike e lideri i saj Berisha që pasi Shqipëria nën drejtimin e tij u pranua në NATO, të hidhte në erë fabrikën e demontimit të armëve të vjetra që nga Lufta e parë botërore që kishte grumbulluar paranoiaku, e që duke qenë të shpërnadara në depo pranë qendrave të banuara në gjithë Shqipërinë, përbënin një rrezik të përhershëm.
      Ishte NATO që e kishte kërkuar me insistim shkatërimin e këtij arsenali të vjetër e të rrezikshëm armësh, për ta zëvëndësuar me armë të reja të saj.
      Kujt i dogji hyrja në NATO e Shqipërisë me shumë se enveristëve ?
      A nuk ishin ata që dogjën flamurin e NATO-s ?
      Personazhet direkt përgjegjës për ate shpërthim me pasoja katastrofale, ishte pronari i fabrikës Delijorgji, një biznesmen i lidhur me lejet e ndërtimit me Ramën e së dyti, drejtori i ministrisë së mbrojtjes Pinari, që e mbulonte ate e që ishte me ate detyrë që në qeverinë e Nanos., e disa ushtarakë të vjetër të kohës së Dullës që kishin për detyrë kontrollin e sigurisë për këtë fabrikë.
      Ësshtë hetuar mbi një vit aksidenti tragjik i Gërdecit edhe nga specialistë të huaj të kriminalistikës e dihet tashmë shkaku.
      Shkaku ishte pakujdesia e një saldatori jo profesionist, që saldonte në oborin para fabrikës ku gjithandej kishte barut në tokë .
      Shkëndiat e saldimit ndezën e barutin e flaka e tij shkoi nëpër tokë deri në mbrendësi të depove ku kishte lëndë shpërthyese.
      Edhe vetë i gjori saldator ishte viktimë e pakujdesisë së tij.
      Pasi drejtësia e zbardhi shkakun e kësaj ngjarje e ndëshkoi disa persona, që nga Delijorgji për pakujdesinë në masat e sigurisë, për ta ngarkuar me faj Berishën që nuk kishte asnjë lidhje me këtë aksident, komunistët u morën me një temë tjetër, me problemin e shitjes së armëve që e bën çdo shtet në botë, duke sajuar akuzën se me këtë shitje qenka përzjerë i biri i Berishës Shkëlzeni.
      Është e provuar me fakte se Shkëlzeni nuk ka pasur farë të bëjë me historinë e shitjes së armëve, e këtë e ka demantuar si gënjeshtër, edhe i vetmi “dëshmitar”, një biznesmen aventurier amerikan që u arrestua, e që pranoi se kishte akuzuar kot Shkëlzenin.

  4. na sqaroni pse derguat Agron Kulicin ne Vlore. ai ska asnje funksion politik. merret me sigurin. eshte tip i fort. pse nuk thoni te verteten, e derguat qe te kapte per veshi e ti bente presion Leskajt. jeni ber si klan mafjoz edhe ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *