• |
ide | kryesore

Rikthehen shpërthimet e tritolit në Fushë Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthimi tritoli është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur njerëz të lënduar për shkak se është vendosur në një banesë të pabanuar.

Policia thotë se ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

“Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit” -thuhet ne njoftimin e policise.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *