• |
ide | kryesore

Shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian i drogës, 27 shqiptarë të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një operacion ndërkombëtar i koduar “Maxi” kundër trafikut të drogës ka vënë në pranga 55 persona mes të cilëve 27 shtetas shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian. Mediat italiane shkruajnë se operacioni është zhvilluar në tre vende në disa provinca të Italisë në Gjermani në qytetin i Kothen dhe në Shqipëri në Vlorë. Policia italiane ekzekutoi një urdhër, të lëshuar nga Gjykata e Romës me kërkesë të Drejtorisë Anti-Mafia, e cila urdhëron burgosjen 55 persona, mes të cilëve 52 burra dhe3 gra pasi i përkasin 3 organizatave që synojnë prodhimin, trafikimin dhe mbajtjen e paligjshme të substancave narkotike. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës.

Hetimet, të kryera nga karabinierët e Njësisë Operative të Romës, bënë të mundur konstatimin e organizatës së trafikut të drogës në Shqipëri, e cila prodhonte dhe e importonte kanabis të sasive të mëdha nga Vlora.  Grupi shqiptar bashkëpunonte me organizata kriminale me origjinë nigeriane, në nivel kombëtar dhe europian, me një sistem që përdorte mjetet e transportit siç janë trenat dhe autobusët në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *