• |
ide | kryesore

U arrestua 2 ditë më parë, flet kandidati i LSI për deputet në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i LSI për Elbasanin në qarkun e Elbasanit, Sokol Skura ka reaguar pas lirimit nga gjykata pasi 2 ditë më parë u arrestua me akuzën se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Skura, thotë se ky ishte një inskenim.

“Askush nuk e pengon fitoren tone ne 25 prill. Inskenimet dhe makinacionet e kryera ndaj personit tim dhe familjes time nuk me ndalojne ne fitoren e sigurte. Per te gjitha shantazhet e kryera ne rrethin tone ndaj qytetareve, dashamiresve , dhe simpatizanteve se shpejti une do te mbaje nje dalje per shtyp per ti bere publike” – thotë Skura.

Sipas policisë Sokol Skura u prangos teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ai po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *