• |
ide | kryesore

U rendit në vendin e 21 në listën e Partisë Socialiste, reagon Mimi Kodheli

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë publikisht pasi i vendos në një vend jo fitues në garën e qarkut të Tiranës më 25 prillit.

Mimi Kodheli një ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS, ka shprehur pakënaqësi për këtë pozicion në të cilin është vendosur në qarkun e Tiranës.

Ditën e sotme ajo ka theksuar se pas 2 dekadash në politike ka pranuar sfidën për të garuar në Tiranë në pozicionin në të cilin e ka caktuar kryetari i PS.

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.

Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!”, shkruan Kodheli.

Një ditë më parë gjatë debatit të zhvilluar në mbledhjen e kryesisë së PS, Mimi Kodheli ka theksuar se ajo edhe po të garonte në vendin kush e kishin vendosur, ajo nuk e fitonte dot mandatin.
“Unë kam vetëm një problem, jam dakord me vendin 21, por mua më keni lënë vetëm 9 kuti, qendra votimi, për të cilat po punoj dhe është e pamundur që në këto 9 qendra votimi të mbledh vota që duhen për t’u bërë deputet.

Vërtet më keni sjellë në qarkun e Tiranës, por nuk mund të jem pas një personi të ardhur nga LSI-ja, të cilit i keni dhënë një njësi administrative”, u shpreh Kodheli.

Qarku i Tiranës

1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilda Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belinda Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Muharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini



15 Comments

  1. Haloperidol Mimi, te vret ndergjegjia ndopak per ato 2 pilotet e shkrete qe rane me helikopter ne Shkoder?! Nuk u ngope me firmen e ndertimit qe zoteron Fredi ca kerkon me, burgun?!

  2. Vallë çfarë të ketë ndodhur që i qenka kthyer mëndja Mrikës e paska pranuar që të vazhdojë garën edhe me numurin 21 në listë ?
    Pashë mbrëm tek Open e Vasilit që Mazniku si llogaritar i kooperativës së shitblerjes së votave, përsëriste me bindje pretendimet e Ramës se PS do të dalë me 88% në këto zgjedhje.
    Mesa duket Mazniku me lap topin e tij të hesapeve se sa para janë planifikuar për blerjen e votave, ja ka mbushur mëndjen Mrikës se jo vetëm ajo por edhe ata që vijnë pas saj në listë do të fitojnë

  3. I ka mesu partia te kercejne ke tubi. Do filloj dhe bozo kercimin. Kujdes me sparkaten se nuk mblidhesh mo. Vaksinen me shurre ik boje me vrap.

  4. Po ky halit valteri
    Është nga Mati a nga Fieri
    Na u nis extrem i djathtë
    Përfundoi tu krujë b.me dorën e majtë.
    Të ka njoft shumë mire gjiknuri
    Që në maje të hundës ta pruri.

  5. Mrike, ofendim me te madhe nuk te ka bere askush, ne vend te pare gjyshja Bozo ne te dyte befana Como, jooooooo mbytu me nje luge uje.Ngushellime familjes tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *