Rivaliteti mes dy yjeve më të mëdhenj të historisë së futbollit Pele e Maradona, vazhdon edhe tani që argjentinasi sheh lart nga qielli. Kjo natyrisht në kuptimin simbolik, sepse pasi San Paolo, stadiumi i Napolit, mori emrin Diego Maradona pas ndarjes nga jeta të Pibe de Oro, edhe Pele do të ketë stadiumin e tij, duke u bërë i vetmi që jeton për ta parë një nder të tillë. Deputetët e Asamblesë Legjislative të shtetit të Rio de Janeiro kanë miratuar, në emergjencë, projekt-ligjin për ndryshimin e emrit zyrtar të stadiumit Maracana nga ‘Mário Filho’ në ‘Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele’. Projekt-ligji ka nevojë për aprovimin nga guvernatori në detyrë, Claudio Castro, për t’u bërë ligj dhe u miratua me një votim simbolik.
Kështu paraqiti rezolutën e votuar, autori i projektit, Andrè Ceciliano, një anëtar i asamblesë legjislative të Rio: “Mário Filho ishte një gazetar jashtëzakonisht aktiv në sektorin e sporteve. Pele ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në planet. Ai ka përfaqësuar Brazilin. Nuk kam dyshim se Maracana do të vazhdojë të quhet e tillë”.