• |
ide | kryesore

Deputeti austriak: E mbështesim Shqipërinë, BE është e plaplotë pa Ballkanin perëndimor

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputeti austriak Reinhold Lopatka përgjatë forumit online ”Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, i ka përcjellë liderit ta Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndetjet e kryeministrit Sebastian Kurz.

Ai ka shtuar se pa prezencën e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, BE është e paplotë. Theksoi edhe njëherë mbështetjen që Austria jep ndaj Shqipërisë në këtë rrugë si dhe nevojën për të ecur përpara në luftën ndaj korrupsionit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

“Në emër të kryeministrit austriak Sebastian Kurtz, deputeti Reinhold Lopatka tha: Faleminderit! I nderuar kryetar Lulzim Basha, së pari do të doja të sillja pershendetjet nga Sebastian Kurtz. Fatkeqësisht ai nuk mund të jetë sot i pranishëm. Por ai i uron të gjitha të mirat partisë dhe kryetarit Lulzim Basha në javët në vijim dhe punën e tij për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar që kërkon më shumë, mundësi më të mira, ecuri më të mirë, perspektiva më të mira për të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Faleminderit për këtë takim ku do te diskutojme për perspektiven europiane të Shqipërisë. Ju e dini që Austria gjithmonë ka qenë në favor të anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë  thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria. Bashkimi Europian do të mbetet i paplotë pa Ballkanin perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë. Me një shërbim të gjatë në parlamentin Australian dhe anëtar i partisë së njerëzve, mund t’ju siguroj se Austria është e vendosur të vazhdojë të kontribuojë në Shqipëri dhe në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj i uroj zotit Basha dhe partisë së tij më të mirën në këto zgjedhje, në javët në vazhdim dhe padyshim më të mirën për 25 Prillin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *