• |
ide | kryesore

E grabisin me hanxhar: moment terrori për portierin Robin Olsen

-Instant, Sport



Frikë për Robin Olsen, portierin e Evertonit në huazim nga Roma, i cili ishte viktimë, bashkë me familjen e tij të një grabitjeje nga disa banditë të cilët, të armatosur me hanxhar, hynë në shtëpinë e tij. 31 vjeçari, numri 1 i ekipit kombëtar suedez, përjetoi momente të një terrori të paparë kur njerëz të maskuar hynë në shtëpinë e tij pranë Altrincham, Manchester i Madh, duke vjedhur bizhuteri dhe një orë luksoze.

Në javët e fundit, trajneri i Everton Carlo Ancelotti ishte gjithashtu në shënjestër të kriminelëve: dy hajdutë vodhën një kasafortë nga shtëpia e tij në Crosby, Merseyside. Kasaforta, e cila ishte hapur me forcë, u gjet më vonë e braktisur në një parking.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *