• |
ide | kryesore

Kanosi me armë policin, dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Orges Bilbilin. Ai është cilësuar fajtor për armëmbajtje pa lejë dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë. Ngjarja ka ndodhur më 10 prill 2020, teksa Orges Bilbili nuk iu bind urdhrit të efektivit të Shqiponjave për të ndaluar por përpiqej të largohej. Ai i nxori dhe armën efektivit të Shqiponjave, por ky i fundit reagoi dhe e plagosi.

Ndërkohë, bëhet me dije se Bilbili po gjykohet nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjes.



1 Comment

  1. O Z ot ne cfare vendi jetojme. Cfare drejtesie kemi, cfare pabarazie kemi para ligjit, cfare gjykimi

    me kute te ndryshme behet ne gjykata, cfare padrejtesie behet ne emer te drejtesise.

    Ky djale i ri qe vetem nuk ju ndal nje polici se sa per te tjerat nuk dihet nese ishin apo jo te verteta

    por edhe sikur te ishin nuk kane sjelle asnje pasoje dhe ta denosh 5 vjet burg, kurse ministra qe

    kanabizuan Shqiperine dhe vune zyrat e mjetet e shtetit ne dispozicion te bandave e te trafikut lihen te

    lire. Nxirren nga burgu e lihen te lire vrases serial, vrases me pagese , kriminel te denuar per jete

    pjesemarres te krimit te organizuar dhe fundoset ky djale i ri qe nuk ka sjelle asnje pasoje te demshme

    per individin apo per shoqerine. Kjo gjykate, kjo drejtesi a do ta denonte valle sikur ky te ishte djali i nje

    ministri apo ndonje depudeti, i ndonje oligarku apo qofte i nje krimineli por qe i siguron vota bablokut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *