• |
ide | kryesore

Kapshtica e mbyllur deri më 22 mars, kush lejohet të kalojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme Shqiptare njoftoi se Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në njoftimin drejt shqiptarëve, MEPJ sqaron se kush lejohet të kalojë dhe oraret e kufizimit.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.
?Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
?Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
‼️Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *