• |
ide | kryesore

Kim lëshon në mbrëmje një tjetër mesazh për listat e deputetëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka përforcuar deklaratat e dhëna mesditën e së mërkurës më Elbasan. Në mbrëmje në disa statuse në Twitter, Kim ka rishpërndarë deklaratën e saj të plotë që dha nga Elbasani dhe ka zgjedhur të theksojë vetëm një pjesë të saj ku flet për peronat e shpallur non ngrata ngaj SHBA. Kim thotë se kjo nuk ka të bëjë me faktin nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por u kërkon shqiptarëve të mendojnë mirë, sepse një person që është kërcënim për sigurinë e SHBA, është edhe për sigurinë e tyre.

“Disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA por nuk është dënuar.” Mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformën në drejtësi. Kjo nuk ka të bëjë me nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por ka të bëjë me nëse Sekretari i Shtetit ka vendosur, pas kërkimit, informacionit, dhe kohës të bollshme që dikush përbën kërcënim për sigurinë e SHBA. Dhe nëse dikush është kërcënim për sigurinë e SHBA, mendoj se është e vlefshme që votuesit shqiptarë dhe autoritetet shqiptare të shqyrtojnë nëse ky person mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë tuaj,”– shkruan Kim në Twitter. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Pse nuk flisni per vaksinimin qe salihu ka bere vetes dhe familjes,nuk perbene lajm per ju,qe njeriu qe nuk ka lene fjale pa thene per vaksinat,por familjen dhe veten e ka vaksinuar

    1. Nga burime te sigurta morra vesh qe covidin e ka sjelle saliu. Ai e ka fajin.

      Shko komento ke top haleja or partizan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *