• |
ide | kryesore

KQZ rikthen listat e katër partive pas problemeve të shfaqura në dokumentacion

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas shqyrtimit të projektvendimeve, komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka vendosur kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumëemërore të kandidatëve për të deputetë nga 4 parti.

Bëhet fjalë konkretisht për partitë;

1- Partia Lëvizja e Re; (Arjan Galdini)
2-Partia Aleanca Demokracia e Re; (Edmond Stojku)
3-Partia Lëvizja për Ndryshim; (Jozefina Topalli)
4-Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. (Myslim Murrizi)

Ditën e hënë të gjitha partitë politike në vend dorëzuan listat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që kreu i KQZ-së, theksoi se pas kësaj faze niste verifikimi i listave të kandidatëve sa i takon edhe formularit të dekriminalizmit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.



1 Comment

  1. Ore ju gazetar…. Ai leskaj i vlores nuk ka tel? Mereni njeher pyeteni eshte mire a jo.
    Po si ven ato punet e fushates. Po c mendim ka per sezonin turistik qe po afrohet.
    Nuk eshte mire keshtu, duhet informuar populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *