• |
ide | kryesore

KQZ u kthen mbrapsht partive listat e deputetëve: Plotësojini edhe një herë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



KQZ u ka kthyer listat e kandidatëve për deputetë thuajse të gjitha forcave politike të regjistruara më 8 mars për zgjedhjet e 25 Prillit, mes tyre edhe Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së mërkurës, KQZ vendosi kthimin mbrapsht të listave për shkak të mungesave të gjetura në formularë.

Përfaqësuesi i KQZ deklaroi se kërkesa për regjistrim e PS-së, në qarkun Elbasan nuk është në përputhje me kriterin gjinor ndërkohë që disa deklarata në qarkqet Durrës, Korçë, Fier, në formularin e vetëdeklarimit në disa pika figurojnë të paplotësuara, si atësia dhe amësia. Në listat e vetëdeklarimit në Fier, Lezhë dhe Vlorë ka parregullsi në lidhje me formularin, mungon firma dhe nuk është plotësuar një rubrikë.

Ndërsa për listat e Partisë Demokratike, KQZ u shpreh se në 11 qarqe është tejkaluar numri i kërkuar I kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër në Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore.

“Është bërë verifikimi dhe janë konstatuar mangësi, në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë, dhe Korçë listat kanë tejkaluar numrin e kërkuar të kandidatëve dhe kanë mospërputhje të tjera ligjore. Në qarkun Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore. I kërkoj KQZ të kthejë listat zgjedhore të Partisë Demokratike, Aleanca për ndryshim”, deklaroi përfaqësuesi i KQZ.

Në përfundim të mbledhjes KQZ vendosi të kthejë listat edhe për 6 forca politike: Partia Nisma Thurje, Partia Balli Kombëtar, Partia Bindja Demokratike, Partia Socialiste e Shqipërisë, koalicioni Aleanca për Ndryshim, “PD-AN”, Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *