• |
ide | kryesore

Humb jetën një tjetër 22-vjeçare me koronavirus tek ‘Shefqet Ndroqi’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Covid-19 i mori sot jetën një tjetër vajze në moshë të re në vendin tonë.

22-vjeçare S.K. ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pak javë pasi ishte shtruar aty për shkak të përkeqësimit të simptomave të koronavirusit.

Ajo kishte tre javë e intubuar. Dy javë më parë kishte lindur fëmijë, duke qenë në intubim, në muajin e shtatë të shtatzanisë me operacion.

Kujtojmë se vetëm 4 ditë më parë një 22-vjeçare tjetër humbi jetën nga Covid-19. Ndërsa muajin e fundit u ndanë nga jeta edhe një djalë 17-vjeçar dhe një nënë 28-vjeçare. ©Lapsi.al 



1 Comment

  1. Nuk e di se çpo ndodh , por kur rastet e vdekjeve te 20 -30 vjeçareve po behen kaq te shpeshta do te thote se diçka nuk shkon ne spitalet tona . Edhe qe njerezit preferojne te vdesin ne shteoi dhe kurrsesi nuk duan te shkojne ne spitale duhet ta kete nje motiv te forte . ne perendim do ishte bere nami qe ne rastin e pare kurse ketu asnje nuk e ve ujtin ne zjarr dhe çeshte me e keqja nuk mban fare pergjegjesi . Ku jetojme ? Nuk e di se ç’pret akoma drejtesia . Nje investigim i menjehershem eshte i domosdoshem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *