• |
ide | kryesore

Listat në KQZ/ Ambasadorja e SHBA: Nuk do të habiteshim nëse disa kandidatë do të skualifikohen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte e ashpër sot nga Elbasani në lidhje me disa kandidatë të propozuar për zgjedhjet e 25 prillit, te cilët janë të papërshtatshëm për t’u kandiduar. Në nje deklarate për mediat ajo tha se “nëse dikush është kërcënim për sigurinë e SHBA, mendoj se është e vlefshme që votuesit shqiptarë dhe autoritetet shqiptare të shqyrtojnë nëse ky person mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë tuaj’. 

Pyetje: Zonja Ambasadore, keni deklaruar disa kohë më parë për të ndaluar kandidimin e Zotit Doshi për deputet në qarkun e Shkodrës. A ka raste analoge në qarkun e Elbasanit në dy apo tre listat që partitë kanë dorëzuar që mund t’iu kenë servirur qytetarëve në listat që tashmë janë depozituar prej 48 orësh në KQZ?

Ambasadorja Kim: Janë tre emra që Sekretari i Shtetit i ka përcaktuar. Nuk do t’ua zë emrat me gojë por mund t’i shihni vetë. Më lejoni të them për çështjen e listave, siç e thamë më herët, pikëpamja e SHBA është bërë e qartë në mënyrë jodiplomatike nga unë. Mendoj që partitë e kanë marrë atë parasysh, jo të gjitha, por shumica e tyre. Tani listat janë në KQZ dhe është detyra e tyre, së bashku me prokurororët që t’i kontrollojnë, t’i vetojnë ata kandidatë. Dhe mendoj që nuk do të habiteshim nëse disa kandidatë do të skualifikohen pas atij procesi. Por fuqia përfundimtare qëndron këtu: fuqia përfundimtare qëndron tek votuesit. Në një përmirësim domethënës nga e kaluara, në këto zgjedhje, votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë por edhe kandidatin. Kam dëgjuar që blerja e votës është problem, ne Elbasan por jo vetëm në Elbasan. Ja çfarë kam për t’iu thënë atyre që do të tentojnë të blejnë vota: jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar veten. Atyre që iu kërkohet të shesin votën, do t’ju thoja: vota juaj është pushteti juaj, mos e dorëzoni.



5 Comments

  1. “ Ja çfarë kam për t’iu thënë atyre që do të tentojnë të blejnë vota: jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar veten.”-vdiqa me lote duke qeshur! Me ke tallet kjo zonje, nuk e dime qe vetem kriminelat blejne vota! Po te jete per turpin ate e ka marre lumi me kohe se ketu marrin vesh vetem me pranga dhe konfiskim pasurie! Me keto deklarata turpi je ti zonje sepse e ke ulur fuqine amerikane ne tragjikomedi!

  2. Tani sharjet dhe fyerjet për to, pse pranuan të kandidojnë për socialistët vazhdojnë akoma, ndërsa demokratët qenkan gdhirë befas njerëz me edukatë dhe të kulturuar, dhe po kritikojnë Edi Ramën pse është tallur me Tritanin, Mesilën, Gridën, Nard Ndokën apo Salianjin.

    Mos ja bëni këtë Sali Berishës, se do t’u shpallë tradhtarë, kur t’ju vërë të shani me nënë e babë kundërshtarët, jo me humor si Edi Rama, dhe ju të hezitoni.

    Dhe mbi të gjitha, mos ëndërroni të dukeni siç nuk jeni, se sapo iu dha një rast Edi Rama të dukeshit njerëz normalë, reagimi juaj tregoi çfarë jeni në të vërtetë: Agresivë, bullizues mediokër dhe natyrisht, idhtarë të gjuhës së dhunës së Berishës dhe jo ironisë së Edi Ramës.Eshte dhe emri i serbit salih karaxhic berisha si mafioz i Trustit te Geshtenjave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *